Nenkryesore

Nëna ime e tradhton babanë tim!

26.03.2016 22:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

“Ende nuk mund të besoj se si e zura nënën time në ordinancë, ngujuar me mjekun. Aso kohe sapo i kisha mbushur të njëzetat, ndërsa ajo ishte rreth të pesëdhjetave. Me nënën time ai punonte në të njëjtin repart të Spitalit të Prishtinës, ndërkaq babai im kishte shumë besimin në gruan e vet, pra në nënën time, madje edhe atëherë kur ai shkonte për mall në Turqi e nuk kthehej një javë të tërë”, shkruan për portalin tonë, “Kosovarja”, H.

As që më kishte shkuar mendja ndonjëherë se do e zija në flagrancë nënën time, duke bërë dashuri me kolegun e punës. Në fakt, mund të logjikoja se nënën dhe mjekun mund t’i lidhte diçka edhe intime, por kurrë nuk mund të nuhasja diçka të ngjashme ndërmjet tyre. Babai im ishte i civilizuar dhe kurrë nuk e kisha dëgjuar të grindej me nënën time. Andaj, asnjëherë nuk kam guxuar t’i tregoj babait për nënën time, sepse e kam ditur se nuk do t’më besonte për atë që kisha parë me sytë e mi.

Si e pash mjekun me nënën time në ordinancë?
E kuptova mirë se nëna ime ishte me mjekun brenda atë ditë kur shkova te ajo në spital dhe në derën e saj shkruante: “Jemi në pauzë”. Më shkoi menjëherë në mendje se çka ishin duke bërë ata në ato çaste. U afrova afër derës dhe veshin e mbështeta për dere. Nuk dëgjohej asnjë fjalë, përveç disa ofshamave. Dhe, e bindur se ata të dy janë brenda, vendosa të qëndroja aty derisa ta hapnin derën, qoftë edhe në mbrëmje.
Pas nja një ore ngadalë u dëgjua rrapëllima e çelësit teksa e hapnin derën. Kur kuptova se dera tashmë nuk ishte e kyçur, e kapa rezën dhe e hapa derën. Ajo qëndronte shtrirë në shtratin e ordinancës, kurse ai para pasqyrës i krihte flokët e shkapërderdhur. Kur më panë i mbyllën sytë me duar dhe nuk folën gjë.
Unë, e zhgënjyer shumë në nënën time, përnjëherë dola jashtë pa folur, madje, asnjë fjalë…

Rastin e mbajta në fshehtësi
Në shtëpi nuk i tregova babait se çka kisha parë, por vazhdoja ta mbaja ngjarjen në fshehtësi. Mjeku vinte në shtëpinë tonë, rrinte dhe pinte çaj me babanë, i cili as që dinte se çka bënte gruaja e tij me të. Sa herë që vinte mjeku në shtëpi më përpinte me sy, e që më shtynte ta urreja edhe më shumë. Tashmë, si dukej, radhën e kisha unë. E, që t’ia thyeja turinjtë mirë, i thashë se do i tregoj babait se i kam parë me nënën në ordinancë. Kjo bëri që prej atij momenti ai të mos vinte më në shtëpinë tonë, kurse çka bëjnë në ordinancë nuk e di, meqë më kurrë nuk kam shkelur në derën e spitalit ku punon nëna ime. H./Kosovarja/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bebe Rexha kërkon nga fansat që ta ndalin krahasimi në mes grave

Bebe Rexha kërkon nga fansat që ta ndalin krahasimi në mes grave

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

EKSKLUZIVE: Albin Kurti përmes AKP-së i shet pa tender pronë 2524m² babait të deputetit Valon Ramadani, i fsheh emrin në dokumente

EKSKLUZIVE: Albin Kurti përmes AKP-së i shet pa tender pronë 2524m² babait të deputetit Valon Ramadani, i fsheh emrin në dokumente

Gjykata i jep të drejtë KOSTT-it, KESCO detyrohet të paguajë kamatëvonesë për borxhin mbi 2 milionë euro

Gjykata i jep të drejtë KOSTT-it, KESCO detyrohet të paguajë kamatëvonesë për borxhin mbi 2 milionë euro

Gjykata Komerciale: KESCO duhet t’i paguajë KEK-ut 40 milionë euro

Gjykata Komerciale: KESCO duhet t’i paguajë KEK-ut 40 milionë euro

Termokos angazhon ish-zyrtarin e LDK-së si “ekspert” për projektin Solar4Kosovo

Termokos angazhon ish-zyrtarin e LDK-së si “ekspert” për projektin Solar4Kosovo

Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale