Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka pas rrahjes me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi ka shkuar për ta paraqitur rastin në Policinë e Kosovës.
Në një prononcim për “Indeksonline”, Zeka ka thënë se këtë sulm e vlerëson si të kurdisur prej Albin Kurtit.
“Jam duke e paditë, për mua personalisht është sulm direkt i përgatitur prej Albin Kurtit. Frashër Krasniqi është imazhi real i partisë Vetëvendosje. Absolut e kam përkrahjen e Nismës sepse unë nuk e kam nisur sherrin”, ka thënë ai.

















