Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli në ”Click” të RTV21 ka deklaruar se çdo propozim konkret nga partitë opozitare për çështjen e presidentit do të trajtohet me seriozitet dhe do të shqyrtohet deri në përmbyllje të procesit.
Ai theksoi se, sapo të ketë propozime konkrete nga dy partitë kryesore opozitare, ato do të merren në konsideratë në mënyrë institucionale.
“Ne momentin që kemi propozime konkrete nga partitë opozitare, e kryesisht nga dy partitë kryesore opozitare, do ta shqyrtojmë me seriozitet dhe do ta mbyllim këtë”, u shpreh ai.
Dugolli shtoi se, edhe para vendimit të Gjykatës Kushtetuese, janë dërguar ftesa për bashkëpunim si për Partia Demokratike e Kosovës ashtu edhe për Lidhja Demokratike e Kosovës, por sipas tij përgjigjet nuk kanë qenë pozitive.
“Kemi pasur ftesa edhe për PDK edhe për LDK, por kemi marrë përgjigje ‘po presim’”, tha ai teksa ka shtuar se ”Ka pasur jo sinqeritet dhe ende nuk kanë interes për çështjen e Preisdentit”.
















