Mitrovica me park industrial në Frashër, nënshkruhet kontrata gati 1 milionëshe

E publikuar: 14/04/2026 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtarisht është nënshkruar kontrata për ndërtimin e infrastrukturës në parkun industrial që do të bëhet në Frashër të Mitrovicës.

Kontrata me vlerë prej 976 mijë e 790 euro e 85 centë është nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit dhe grupit të operatorëve ekonomikë ETEAM SH.P.K., N.T.P. Begisholli dhe R & Rukolli, raporton IndeksOnline.

Hapja e tenderëve ishte bërë në korrik të vitit 2024, teksa vlera e parashikuar e kontratës ishte 1.1 milionë euro.

Nënshkrimi i kontratës vjen zvarritjes së procesit pas disa vendimeve të njëpasnjëshme, si nga Organi i Shqyrtimit të Prokurimit, ashtu edhe nga kërkesat për zgjatjen e validitetit të tenderit dhe sigurimit të ofertës.

Kjo është kontrata e plotë