Lutfi Haziri: Kosova ka dy mundësi, të zgjedh mes qorrsokakut apo integrimeve europiane

E publikuar: 09/06/2017 16:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherit nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, ka kërkuar nga qytetarët që të dalin të organizuar më 11 qershor dhe të votojnë koalicionin e LDK’së për zhvillim ekonomik, shtet ligjor e integrime euroatlantike.

Sipas një komuniakte te LDK-së në Gjilan, Haziri ka thënë se porosia nga Gjilani e kryetarit të partive Popullore Europiane, Joseph Daul, është më kuptimplotja e mundshme për votuesit kosovarë

“Nuk ka mesazh më të fuqishëm dhe më kuptimplotë se ai i kryetarit të partive Popullore Europiane, Joseph Daul, i cili tha qartë në Gjilan se ‘unë i porositi votuesit që të mos zgjedhin që ta çojnë Kosovën në një qorrsokak, por të votojnë LDK-në për një të ardhme evropiane’. Ne besojmë se gjilanasit dhe e tërë Kosova do të zgjedhin integrimet europiane”, ka thënë Haziri.