Kusari-Lila: Borrelli e Lajçaku s’kanë lejuar që qeveria ta hartojë konceptin e Asociacionit (VIDEO)

E publikuar: 09/05/2024 22:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se një draft për Asociacionin nuk është hartuar nga ana e qeverisë sepse një i tillë është ofruar, por është refuzuar.

Kusari – Lila tha se Kurti ka ofruar tek kryenegociatorët një kornizë të draft-statutit gjatë procesit të diskutimit në Bruksel.

“Gjatë diskutimit, me siguri të plotë e them këtë, që pastaj është thënë nga kryenegociatori se duhet të shihet drafti nga ekipi përgjegjës që ka qenë dhe një draft që është konsideruar ende më i keq se koncepti i Republika Sërpskës dhe pastaj është ofruar që të bëhet jo një draft-statut, por një kornizë mbi draft-statutin.”

“Nuk i është lënë qeverisë që të hartojë kornizën e draft-statutit i cili pastaj do të plotësohej nga vetë ata që do të jenë pjesë e Asociacionit të cilët e kanë pasur bazën nga letra e Mogherinit. Jo është thënë nga Lajçaku dhe Borrelli.” – tha Kusari-Lila, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ajo tha se nw draft-statutin e propozuar nga BE-ja ka vërejtje serioze nga ana e qeverisw, e qw sipas saj, nuk mund tw adaptojnë dokumente ose koncepte qw s’pwrkojnw me qasjen dhe vlerat e parimet.