Lutfi Haziri ha iftar me gratë e Gjilanit

E publikuar: 01/06/2017 10:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidatet e LDK’së për deputete, Valentina Bunjaku Rexhepi e Lirije Kajtazi, ka shtruar iftar, në Gjilan, për më shumë se 1 mijë gra. Në këtë organizim ka marrë pjesë edhe Kryetari i Gjilanit, që vjen po ashtu nga LDK’ja, Lutfi Haziri.
“Kështu organizohet Gjilani. Fuqia e LDK’së në Gjilan janë padiskutim gratë dhe rinia. Kjo mbështetje masovike më bënë krenar dhe pas asnjë dilemë mund të them se këtu u përcaktua fituesi. Nuk ka selam më të mirë se ky për ata që rrëzojnë qeveri sa herë t’dojnë. Përshëndetje nga qyteti i Rugovizmit”, ka thënë Haziri.

“Gjilani dhe Anamorava janë unike e të bashkuara në mbështetje të koalicionit të LDK. Shpresa që bashkon të gjithë për ndryshimin e madh”, shtoi ai, njofton LDK’ja.

E nga ana e saj, kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan, njëherit kandidate për deputete, Valentina Bunjaku Rexhepi, është shprehur falënderuese për mbështetjen kaq masive të grave të Gjilanit.

“Gratë gjithmonë kanë qenë promotor i proceseve të rëndësishme në të gjitha fazat. Edhe sonte, gratë e Gjilanit po e dëshmojnë mbështetjen masovike. Vërtetë jam shumë e emocionuar dhe çdo fjalë është e tepërt. Urime fitoren LDK”, tha Bunjaku Rexhepi.

Tubimin e sotëm e ka përshëndetur edhe kandidatja tjetër për deputete, njëherit kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së në nivel qendror, Lirije Kajtazi, e cila tha se gjithmonë gratë e Gjilanit kanë guxuar dhe kanë qenë vendimtare në fitoren e LDK-së.

“Kjo është dëshmia më e mirë se sa unike është LDK’ja në Gjilan, Anamoravë dhe në mbarë Kosovën. Kjo është garanca më e mirë për fitoren e madhe më 11 qershor”, u shpreh Kajtazi.