Lihet në burg dhëndri i Sali Berishës, nuk ndryshon masa e sigurisë as për ortakun e tij

E publikuar: 23/10/2023 21:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas 6 orësh e 30 minutash diskutim është dhënë masa e sigurisë nga ana e Gjykatës së Posaçme Kundër krimit dhe Korrupsionit, për dhëndrin e ish-kryeministrit Sali berisha, Jamarbaër Malltezi dhe ortakut të tij Fatmir bektashi.

GJKKO ka lënë në fuqi masën arrest me burg për Malltezin, dhe detyrim paraqitjeje për Bektashin, të cilit i është hequr edhe pasaporta.

Seanca gjyqësore nisi në orën 13:30 por u shty dy herë,pasi avokatët e Malltezit këkuan të njiheshin me dosjen për shkak se ishte voluminoze.