Lamtumirë Real, Bale shkon te ky klub

E publikuar: 13/03/2016 10:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paris Saint-Germain kërkon transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Gareth Bale në vend të Zlatan Ibrahimovicit.

Paris Saint-Germain është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Gareth Bale.

E përditshmja britanike “The Telegraph” ka bërë të ditur se gjiganti francez ka identifikuar reprezentuesin uellsian si pasardhës ideal për sulmuesin Zlatan Ibrahimovic, që ka hyrë në muajt e fundit të kontratës dhe pritet të largohet nga klubi pas përfundimit të këtij sezoni, transmeton Infosot.

Bale është një prej futbollistëve kryesorë në formacionin e trajnerit të “Los Blancos”, Zinedine Zidane.

Por, ai asnjëherë nuk ka arritur të krijojë raport të mirë me tifozët në Santiago Bernabeu.

Dhe, kjo i ka shtuar shpresën drejtuesve të Paris Saint-Germain që ta tentojnë blerjen e tij gjatë afatit kalimtar të verës.