Kush e futi në errësirë arsimin në Malishevë?

08.09.2015 12:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kush e futi në errësirë arsimin në Malishevë?

Kushtrim GASHI

Një ndër fushat kruciale pa të cilat nuk mund të sendërtohet një shtet dhe e cila paraqet gjendjen e atij shteti dhe populli është arsimi.
Arsimi është bazë për shëndetësi, është bazë për ekonomi, për drejtësi dhe mbi të gjitha është bazë për formësimin e personalitetit të shendosh tek brezat e ardhshëm.
Kur një shtet brenda saj ka njerëz të edukuar dhe të dijshëm, atëherë nuk do të bëhej fjalë më për rritjen e mirëqenies ekonomike, por do të shkojmë edhe me tej, duke u preokupuar për arritjet në maratona ndërkombëtare të shkencës, teknologjisë dhe astronomisë.
Nuk po them që gjendja e arsimit në Kosovë është e shkëlqyeshme e as shumë e mirë, por ajo se çfarë dua të them është se në çdo vend tjetër në Kosovë, arsimi është në gjendje të shkëlqyeshme në krahasim me komunën e Malishevës.
Qeverisja lokale në Malishevë ka politizuar skajshmërisht shkollat dhe mësuesit, duke i kthyer në shërbëtor të pushtetit. Ata të cilët nuk iu nënshtruan qeverisjes së Limajve & co u mënjanuan, u depërtuan dhe u kryqëzuan. Rasti më eklatant dhe më i fundit që vlen të përmendet është ai i profesorit Gezim Kryeziut, të cilit iu bë presion i vazhdueshëm nga pushteti lokal që të bëhet pjesë e nismës, përndryshe do mbetet pa punë. Profesori Gezim nuk iu nënshtrua këtyre presioneve dhe intrigave, por u hedh në rrugë. Sa e sa raste të tilla kemi dhe askush nuk qan kokën për ta.
Gjendja e arsimit në Malishevë është një bombë e kurdisur që pritet të shpërthej. Largohen profesorët që kanë punuar me vite të tera dhe zëvendësohen me militant partiak që nuk iu nënshtrohen asnjë kriteri, e aq më pak kriterit moral e profesional. Të vetmit kriter që iu nënshtrohen është kriteri i analfabetizmit, po po të analfabetizmit sepse më shumë se gjysma e tyre punojnë pa diploma ose me diploma të falsifikuara, ndërsa ata që njëmend janë të diplomuar sorollaten rrugëve.
Këta analfabetet pa diploma po ju shesin “mend” nxënësve edhe pse nuk kanë çfarë të ofrojnë. Viktimat e vetëm që janë duke pësuar dhe nuk qanë hallin e tyre askush janë nxënësit. Ata po konsiderohen vetëm si lëndë e parë për t’ua mundësuar punësimin e analfabeteve pa diploma.
E gjithë kjo është një e vërtetë absolute dhe nuk mund të përgënjeshtrohet me asnjë lloj mënyre dhe me asnjë lloj argumenti.
Arsimi në Malishevë po vuan nga mungesa e drejtuesve profesionist dhe të përkushtuar sepse drejtuesit aktual kanë të ngritur me dhjetëra aktakuza në prokurori, duke bërë shkelje ligjore të njëpasnjëshme, andaj edhe arsimi është në gjendjen që është, për shkak të keqqeverisjes se Limajve & co.
Ato vende që kanë pasur prioritet arsimin dhe shkencën, gjithmonë kanë ecur me sigurt drejtë zhvillimit. Meqenëse arsimi është politika më e mirë ekonomike dhe juridike, për të pasur një vend me të zhvilluar ekonomikisht dhe sundim të ligjit, atëherë duhet bërë dekriminalizimin, departizimin, skanimin e mësimdhënësve dhe eliminimin e analfabeteve pa diploma nga shkollat.
Dhe vetëm kështu mund të punojmë dhe të vejmë në funksion një rënd ligjor dhe të drejtë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Objekti i djallit që mbrohet n’emër t’Zotit!

Objekti i djallit që mbrohet n’emër t’Zotit!

Sa vështirë ish me përcjellë si motrën në varr

Sa vështirë ish me përcjellë si motrën në varr

Europa është një gënjeshtër e madhe, por mos na detyroni që të besojmë se dhe Amerika është një gënjeshtër e madhe!

Europa është një gënjeshtër e madhe, por mos na detyroni që të besojmë se dhe Amerika është një gënjeshtër e madhe!

Lulet mbi bajgën e gomarit

Lulet mbi bajgën e gomarit

Binjakëzimi SHIK-RIINVEST, gjunjëzoi shtetin

Binjakëzimi SHIK-RIINVEST, gjunjëzoi shtetin

Shën Tereza – 7 ditë nga shenjtërimi i përbotshëm

Shën Tereza – 7 ditë nga shenjtërimi i përbotshëm

Bajrush Morina: Kërkesë BE-së, hiqni vizat për në Hagë për politikanët e Kosovës!

Bajrush Morina: Kërkesë BE-së, hiqni vizat për në Hagë për politikanët e Kosovës!

Pis i poshtër…!

Pis i poshtër…!

Epoka e Merkelit nuk po merr fund

Epoka e Merkelit nuk po merr fund

Jo kala dibrançe elektorale

Jo kala dibrançe elektorale

Krasniqi kritikon fjalorin e politikës, a janë përfaqësues të Kosovës apo të dy kombeve të armiqësuar

Krasniqi kritikon fjalorin e politikës, a janë përfaqësues të Kosovës apo të dy kombeve të armiqësuar

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë, veprimi i radhës i deputetëve

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë, veprimi i radhës i deputetëve

Strategjia europiane e Shtetit Islamik

Strategjia europiane e Shtetit Islamik

S’ka fituar Lista, por keni humbur ju!

S’ka fituar Lista, por keni humbur ju!

Patriotizmi i ekzagjëruar

Patriotizmi i ekzagjëruar

“Patriotizmi” i kamufluar i Edi Ramës, i rrezikshëm për integrimet kombëtare

“Patriotizmi” i kamufluar i Edi Ramës, i rrezikshëm për integrimet kombëtare