Konjufca: Ne jemi shtet i ri por rrënjët i kemi të moçme

E publikuar: 17/02/2023 12:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në 15-vjetorin e Pavarësisë, Kosova kurrë nuk do ta harrojë gjenocidin që Serbia e ky kryer këtu. Ndonëse e quan Kosovën si shtet i ri, Konjufca tha se “rrënjët i kemi të moçme”, raporton Ekonomia Online.

“Nuk i harrojmë të pagjeturit që na mungojnë, as burrat dhe gratë që u dhunuan. Por mbi të gjitha i përkulemi popullit tonë, për qëndresën e tyre shekullore. Por kurrë nuk do ta harrojmë gjenocidin të cilin e bëri Serbia mbi gratë dhe pleqtë tanë. Ne jemi shtet i ri por rrënjët i kemi të moçme. Do ta ruajmë shtetin tonë si gjënë më të vlefshme”, tha Konjufca.