Këto produkte mos i përdorni kurrë pas moshës 40 vjeçare

25.11.2015 18:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Këto produkte mos i përdorni kurrë pas moshës 40 vjeçare

Nuk është sekret fakti që lëkura juaj mplaket, mirëpo përshtatja e rutinës suaj me moshën nuk është punë e lehtë.

Pas dekadës së katërt, lëkura juaj prodhon më pak lipide, gjë që sjell deri tek lëkura më e ashpër dhe më e thatë. Përderisa lëkura e thatë ka nevojë për hidratim shtesë, paraqitja e vijave dhe rrudhave në këtë periudhë të jetës kërkon që të armatoseni me arsenal të ri të produkteve të bukurisë.

Dermatologët dhe artistët e makijazhit ju tregojnë se cilave produkte duhet t`u shmangeni.

1. Buzëkuq shumë i errët

Buzët e errëta mund të duken glamuroze në pistat e bukurisë, mirëpo në jetën reale vetëm do e zmadhojë humbjen e plotshmërisë në anët e buzëve, gjë që vjen nga mosha. Që të riktheni plotshmërinë, përdoreni buzëkuqin me ngjyrë rozë të thellë.

2. Hijëzim vezullues

Gjëja e fundit që do e dëshironitë është të teproni me kapakët e syve, duke i hijëzuar me përbërës vezullues. Shkëlqimi i tepërt në kapakët e syve tuaj e sjell vëmendjen tek rrudhat e syve si shenjë e plakjes suaj. Sugjerohet përdorimi i hijëzuesve kremë apo mat.

3. Tonerë që përmbajnë shumë alkool

Shumica e tonerëve ka bazë alkoolike dhe janë të paraparë për lëkurë të yndyrshme dhe të prirë për akne, me çka e thajnë lëkurën dhe e bëjnë si shkretëtirë. Pas të dyzetave, lëkura juaj ka nevojë për më tepër hidratim andaj produktet që përmbajnë alkool dhe e thajnë atë, janë të padëshirueshme.

4. Maskara rezistente ndaj ujit

Studimet tregojnë se pas të dyzetave, humbim më tepër qerpikë dhe ato rriten më ngadalë, duke na ngelur qerpikë të rrallë dhe të shkurtër. Maskara rezistente ndaj ujit është vështirë të pastrohet si dhe vjen deri tek shkulja e qerpikëve veçmë të rrallë. Përdorni ndonjë maskara që mund të pastrohet lehtë, si dhe përdorni ndonjë pastrues të makijazhit pa përbërës të vajit.

5. Pastrues që shkumojnë shumë

Larja me sapun të zakonshëm që nuk hidraton dhe që shkumon fytyrën, pastron lëkurën nga të gjitha materiet ushqyese dhe esenciale me çka kontribuon në lëkurë të thatë dhe pa elasticitet. Është mirë që në këtë moshë të përdorni vaj për pastrim që nuk shkumon, apo kremë, qumësht, balsam, të gjitha këto të prodhuara për të mbajtur lëkurën të butë dhe të hidratuar.

6. Mbulues i makijazhit të tepërt

Lëkura rreth syve tuaj bëhet shumë delikate dhe e hollë me moshë, andaj mbuluesit që duhet të fshehin rrathët e zinj poshtë syve janë shumë të rëndë. Përdorni ndonjë formulë të lëngshme që neutralizon thatësinë.

7. Skuqës metalik

Një shkëlqim i vërtetë në mollëza ju bën të dukeni e shëndetshme, mirëpo skuqësi i rëndë ka tendencë të vendoset në vija tek lëkura e thatë dhe e vjetër. Këshilloheni për përdorim të ngjyrës satin apo demi-mat, pasiqë shkëlqimi i tyre i butë është më i përshtatshëm për lëkurën që plaket.

8. Abrazion (pastrim) me rërë

Mplakja është proces i ndjeshëm që nënkupton se nuk do të mund të përballeni me eksfoliantë të ashpër. Lëkurës do i duhet më tepër kohë që të riparohet, andaj lëkurës suaj i duhen eksfoliantë nga enzimet e frutave në vend se maska, larje apo serume që përmbajnë kimikate të buta.

9. Pudër themeluese mat

Të përdorni pudër të rëndë nuk është ide e mirë, sikurse tek mbuluesit e rëndë, pasiqë këto formula kanë tendencë të vendosen në rrudha. Një pudër mat me mbulesë të plotë mund të duket e zmadhuar dhe e trashë në fytyrë pas të dyzetave, qoftë edhe nëse keni lëkurë të yndyrshme./femra.net

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Emily Skye gjithmonë në formë

Emily Skye gjithmonë në formë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)

Filmohet duke puthur një të panjohur, anulon dasmën (Video)