Ja si të eleminoni “barkun e varur” në pjesën e poshtme

E publikuar: 15/02/2016 10:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kur bëhet fjalë për rënie në peshë, e para që ju duhet të keni është vullneti i fortë për ta arritur atë gje dhe më pas kombinimi i një diete të shëndetshme dhe aktivitet fizik.

Nëse ushqeheni keq, yndyra akumulohet kryesisht në zonën e barkut dhe është pikërisht zona më problematike për ta menjanuar dhjamin. Ja një mënyrë natyrale që do t’ju ndihmojë për këtë problem.

Përbërësit: 1 lugë çaji Shafran Indie, 1 lugë çaji pluhur xhenxhefili, 1 lugë çaji spec i kuq djegës, 1 filxhan lëng i freskët limoni, 1 lugë stevia (ëmbëlsues, ose mjaltë), 1 litër ujë.

Valojeni ujin në një enë dhe më pas hidhini të gjithë përbërësit në të.

Pijeni lëngun gjatë gjithë ditës. Nëse mbani një dietë të ekulibruar dhe të shëndetshme, rezultatet do të jenë të dukshme pas 10 ditësh. Kjo kurë natyrale nuk ka një afat të përcaktuar përdorimi, ju mund ta përdorni atë aq sa ta mendoni të nevojshme.