Ja si mund të drejtoni bizneset përmes Facebook-ut

E publikuar: 09/09/2015 23:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Facebook po ua bën më të lehtë kompanive menaxhimin e bizneseve përmes Facebook-ut.

Rrjeti social do të hapë dy sektorë të rinj: blerjet dhe shërbimet, që u mundëson bizneseve të paraqesin produktet e tyre dhe shërbimet direkt nga faqet e tyre në Facebook, transmeton Gazeta Blic.

Drejtoresha operative e Facebook-ut, Sheryl Sandberg, prezantoi përditësimet gjatë një eventi për media në zyrat qendrore në Menlo Park, Kaliforni, të martën.

Facebook tani përfshin më shumë se 45 milion faqe, bëri të ditur Sandberg. Me këto ndryshime, pronarët e faqeve mund të shfrytëzojnë dy sektorët e ri të faqeve të tyre të biznesit: Blerjet dhe Shërbimet.

Sektorët e rinj ende janë në fazën e testimit me një grup të kufizuar biznesesh, por Facebook thotë se do t’i bëjë të mundura këto risi për të gjithë në javët e ardhshme. /Gazeta Blic