Hyseni nga PSD: Haki Abazi ishte një kredi e keqe, kontrata mori fund

E publikuar: 16/02/2023 18:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zgjim Hyseni nga Partia Socialdemokrate ka komentuar mbi akuzat që sot deputeti, Haki Abazi drejtoi ndaj partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje e Albin Kurtit.

Hyesni përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se “Haki Abazi ishte një kredi e keqe, kontrata mori fund”.

Sipas tij Abazi ishte paketuar në Vetëvendosje si “kredi e keqe”.

“Haki Abazi-VV ka qenë prej fillimit marrëdhënie e dyanshme interesi: kontratë. VV njëmend përfitonte qasje në disa media, por edhe mashtohej fort se me Hakiun, ish drejtor në Rockefeller, po i hapen dyert e lobimit nëpër qendrat e vendosjes; pala tjetër, (Hakiu) teksa kishte paketuar veten sikur kreditë e këqija, merrte si kundërvlerë pozitën e dytë në Qeveri”.

“Fundi i kësaj kontrate është fundi i kësaj marrëdhënieje”.

“Rënia dhe ngritja e Hakiut, megjithatë, flet shumë për partinë. VV është parti me fillim dhe fund te Albin Kurti. Partitë në Kosovë përgjithësisht i karakterizon liderizmi, por rasti i VV-së është tjetër. Figura e Njëshit këtu nuk është veç mbyllje, është dhe greminë edhe shkretëtirë. Hendeku është i thellë edhe i gjatë. Nuk ka botë përtej tij. Nuk ka as ndryshe prej tij, as përtej tij”, u shpreh ai.