Historia e grafiteve me thirrje të rrezikshme në Serbi, kush qëndron prapa tyre

E publikuar: 02/08/2023 14:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Muralet e fundit nëpër qytete të ndryshme të Serbisë e kanë gjenezën shumë më të vjetër se të dy ditëve të fundit.

Para pak muajsh në një qytet serb, disa grafite me thirrje nacionaliste bënin thirrje për vrasjen e sllovakëve.

Me shkronja të zeza, këto grafite ishin shfaqur në muajin mars të këtij viti në Kishaq, vendbanim periferik i qytetit të Novi Sadit në Serbi. “Vrisni sllovakët”, shkruhej nëpër cepat e mureve të këtij vendi.

Vendbanimi ka një shumicë etnike sllovake.

Nuk kaluan pak muaj e njëjta gjë u përsërit. Këtë herë thirrja ishte ndryshe. Në grafitet e reja u bëhej një thirrje ushtrisë serbe.

Grafiti “Kur të kthehet ushtria në Kosovë” u shfaq në fund të korrikut në disa lokacione në Beograd. Nën këtë mesazh është pikturuar flamuri i Serbisë.

Një pankartë me të njëjtin mesazh është shpalosur edhe nga tifozët e klubit të futbollit Crvena Zvezda, gjatë një ndeshjeje miqësore me klubin italian Fiorentina, më 26 korrik në Beograd.

E në kohën kur grafitet urrejtëse kundër popullit sllovak u panë në periferi të Novi Sadit, Komiteti i Novi Sadit i Partisë Demokratike (DS) dhe Lidhja e Social Demokratëve të Vojvodinës (LSV) akuzuan partinë në krye të së cilës është kryeministri serb Aleksandar Vuçiq.

“Mesazhi është produkt i gjendjes së shoqërisë, pra tensionit të krijuar nga qeveria e SNS, karburanti i së cilës është nacionalizmi”, thuhej në reagimin e tyre.

Ata kërkuan gjithashtu sanksione të rrepta për fajtorët, të cilat do të tregonin se “shteti dhe shoqëria nuk mbështesin urrejtjen, intolerancën dhe dhunën”.

“Prandaj, nuk duhet të jetë çudi që mbishkrimet me këtë përmbajtje janë një lloj rezultati total i sundimit të SNS në Novi Sad dhe Vojvodinë”

Për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Serbi, veçanërisht grafitet nëpër Beograd, kanë shkruar edhe mediat gjermane.

Në dy tekste Deutsche Welle ka paralajmërim për rrezikun e konflikteve më të mëdha. “Kjo paraqet dhunë”, duke iu referuar muraleve tw fundit.

“Vuçiq bën propagandë lufte me grafite kundër Kosovës”, është titulli i publikuar nga Der Standard.

Gazetarja Adelheid Wölfl shkruan: “Kjo paraqet dhunë. Në Serbi po shfaqen gjithnjë e më shumë mbishkrime që lexojnë: “Kur ushtria të kthehet në Kosovë…” (…) Presidenti Vuçiç padyshim që dëshiron të përgatisë publikun për përshkallëzimin e konflikt dhe në të njëjtën kohë është për t’u radikalizuar.