Fushatë apo frikë nga humbja e pushtetit ?!

19.12.2015 16:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Fushatë apo frikë nga humbja e pushtetit ?!

Florim Zeqa
Deklaratat e krerëve të qeverisë pas rekomandimit të këshilltarëve të komisionit të BE-së për mosliberalizim të vizave për kosovarët edhe për vitin 2016, më tepër se ironizuese duken të jenë qesharake.
“Kryeministri” aktual deklaroi se mund të jetohet edhe pa liberalizim të vizave! Po, është e vëertetë, “akademik” Isa Mustafa asnjëherë nuk e ka pas pengesë liberalizimin e vizave për udhëtime jasht shtetit; as në kohën e ish Jugosllavisë Titiste, as në përiudhën e regjimit Millosheviqian dhe as në ditët e sotme,…thënë ndryshe, për Mustafën getoizimi i qytetarëve të vendit nuk ka qenë problem në të kaluarën, nuk është sot dhe as që do të jetë në të ardhmën.
Sa u përket deklaratave të kryediplomatit Hashim Thaçi, për mundësinë e protestimit të qytetarëve para zyrave të BE-së, më shumë se qesharake, shpërfaq frikën e tij për humbjen e pushtetit pas dy dështimeve të njëpasnjëshme në arenën ndërkombëtare; mosantarsimit në UNESCO dhe mosliberalizimi i vizave, si një premtim i vazhdueshëm i tij gjatë fushatës së fundit zgjedhore, e në veqanti pas krijimit të qeverisë Mustafa-Thaçi 3.
Njëherit, deklarata e Thaçit për protesta para zyrave të BE-së, ka për qëllim zhvendosjen e problemeve reale që ka pushteti me opoziten në raport me marrveshjet fatkeqe për vendin në Bruksel, për “Zajednicën” dhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
Protestat për mosliberalizim të vizave duhet të ndodhin para zyrave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, si shkaktare kryesore për mosliberalizim të vizave, për mungesën e zhvillimit ekonomik, mungesën e papunësisë, dështimet në sistemin e drejtësisë, shëndetësisë, arsimit, kulturës, sportit, etj.
Siq po shifet qartë, rrugës përmes së cilës (bllokadës politike) erdhën në pushtet, qeveritarët aktual, do të jenë të detyruar të kthehen mbrapa, të përulur dhe poshtëruar para popullit të tyre, për mijëra dështime, gënjeshtra dhe mashtrime, keqpërdorim dhe zhvatje të pushtetit, dëmtim serioz të sovranitetit dhe integritetit shtetëror në bisedimet e Brukselit.
Qysh para dy viteve, kur qeveritarët tanë kishin filluar të bisedonin me pompozitet për MSA-në, e pata thënë se kjo do t’u mbetët në dorë si të “trasht e surlës”,…populli shqiptar i Kosovës padrejtësisht do të vazhdoj të mbetët i vetmi i getoizuar në Ballkan,…edhe pse në shtëpinë e vet “mbanë” prezencën më të madhe evropiane se çdo shtet tjetër i rajonit,….madje jemi ndër të parët në Ballkan që jemi “konvertuar” në valutën e EURO-s!
Mos të flasim për prezencën e fuqishme politike (Përfaqësuseit e BE-së), policore (EULEX-i) dhe ushtarake (KFOR-i). Janë këto element të mjaftueshme që tregojnë paaftësinë tonë politike për moskooperimin e duhur me këto organizata për avancimin e lirive dhe të drejtave njerëzore (në radhë të parë) dhe kombëtare për fuqizimin e institucioneve shtetërore.
Pas çlirimit të vendit, e në veqanti pas “pavarësisë” së 17 shkurtit, të fillimit të njohjes formale ndërkombëtare të shtetit tonë,…për fatin tonë të keq, politika kosovare më tepër u orientua kah lindja se sa kah përendimi, më tepër kah shtetet aziatike se sa kah shpëtimtarët e qenjës sonë kombëtare-SHBA-të !
Si rezultat i kësaj, viteve të fundit kemi pasur një tërheqje (të padeklaruar) të SHBA-ve ndaj krerëve të institucioneve tona.
Këtë situatë “vakumi” politik, më së miri e shfrytëzoi Brukseli, duke i “mjelur” mirë liderët e korruptuar kosovar, për të shpërblyer me sovranitet dhe territor kosovar Serbinë gjakatare, shkaktarën e të gjitha luftërave në territorin e ish Jugosllavisë.
Gjendja e stresuar e kryeministrit nr.1 në qeverinë e Kosovës dhe kryediplomatit Hashim Thaçi në seancën e fundit të kuvendit të improviozuar, ishte një rrëshqitje e pazakont e tij ! Nuk është se ndjente keqardhje, pse qytetarët e vendit nuk do të mund të levizin lirshëm pa viza në vitin 2016, por pse e ka nuhatur mirë gatishmerinë e bashkësisë ndërkombëtare për largimin e tij nga pushteti dhe klsës aktuale politike në përgjithësi, për t’i hudhur si “limona të shtrydhur”, pasi të arrituart e Serbisë në Bruksel edhe mund të jenë të mjaftueshme për momentin.
“Patatja e nxehtë”, e të arriturave në bisedimet e Brukselit do të jetë e papërballueshme për qeveritë pasuese të shtetit Kosovës. Qeveritarët e rinjë të Republikës së mbetur të Kosovës, do të përballen me dy mundësi të pakëndshme dhe të papërballueshme; konfrontimin me bashkësinë ndërkombëtare në Kosovë ose vazhdimin e konçesioneve të reja politike në dëmë të shtetit të Kosovës.
Kjo është rruga me “xhëmba” e trasuar nga liderët e korruptuar kosovar !

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Energjia: Dështimi i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën

Energjia: Dështimi i LVV-së që po e varfëron dhe po e zbraz Kosovën

Tri palë zgjedhje të humbura, një pyetje pa përgjigje: Pse nuk largohet Abdixhiku?

Tri palë zgjedhje të humbura, një pyetje pa përgjigje: Pse nuk largohet Abdixhiku?

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Kur Vota shndërrohet në mall pazari! Kah shkuan 349.5 milion?!

Kur Vota shndërrohet në mall pazari! Kah shkuan 349.5 milion?!

Rruga drejt sigurisë energjetike dhe partneritetit afatgjatë me Amerikën

Rruga drejt sigurisë energjetike dhe partneritetit afatgjatë me Amerikën

“Eichmann-izmi” i shoqërisë shqiptare

“Eichmann-izmi” i shoqërisë shqiptare

Kur energjia është më shumë se energji: Pse Kosovës i duhet gazi amerikan

Kur energjia është më shumë se energji: Pse Kosovës i duhet gazi amerikan

Ekonomia e Rusisë është më e brishtë nga sa duket

Ekonomia e Rusisë është më e brishtë nga sa duket

Shqipëria ka nevojë për liderë që largohen

Shqipëria ka nevojë për liderë që largohen

Baza thellësisht klasore e mobilizimit të votuesit të Lëvizjes Vetëvendosje

Baza thellësisht klasore e mobilizimit të votuesit të Lëvizjes Vetëvendosje

Mbi 200 milionë euro në ekonomi, frymëmarrje sociale apo inflacion i ri?

Shqiptarët modernë dhe burimet e ujit

Objekti i djallit që mbrohet n’emër t’Zotit!

Objekti i djallit që mbrohet n’emër t’Zotit!

Sa vështirë ish me përcjellë si motrën në varr

Sa vështirë ish me përcjellë si motrën në varr

Europa është një gënjeshtër e madhe, por mos na detyroni që të besojmë se dhe Amerika është një gënjeshtër e madhe!

Europa është një gënjeshtër e madhe, por mos na detyroni që të besojmë se dhe Amerika është një gënjeshtër e madhe!

Lulet mbi bajgën e gomarit

Lulet mbi bajgën e gomarit