De Laurentiis: Hamsik është larguar nga Napoli

E publikuar: 14/02/2019 14:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis ka konfirmuar transferimin e Marek Hamsik në Kinë tek skuadra Dalian Yifang.

Konfirmimi i De Laurentiis vjen vetëm disa orë pasi avokati i Napolit Mattia Grassani tha për Radio Kiss Kiss se Hamsik ishte ‘bërë’ një lojtar i Dalian të mërkurën në mbrëmje .

“Hamsik është larguar”, u tha De Laurentiis gazetarëve në Cyrih para ndeshjes së 1/16-tës në Ligën e Evropës.

“A është lamtumirë apo shihemi më vonë? Varet nga ai”.

Hamsik llogaritet si legjendë e Napolit (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

“Unë shpresoj se mund ta marrim kur sezoni në Kinë të ndalet. Tani për tani është jozyrtare”.

“Një marrëveshje me Dalian është arritur. Uroj lumturi për Marekun në Kinë”.

“Dyert e Napolit do të jenë gjithmonë të hapura për të”, përfundoi presidenti i Napolit.

Klubi kinez do të paguajë 20 milionë euro për mesfushorin, i cili mendohet të ketë rënë dakord për një kontratë me vlerë 27 milionë euro gjatë tre sezoneve. /Telegrafi/