De Biasi tregon për ushqimin e preferuar në Shqipëri dhe për dy qytetet më të bukura

15.03.2016 11:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Trajneri i Kombëtares vjen këtë herë në mediat shqiptare në një intervistë ndryshe. Në një prononcim “soft” për “Fans zone” në Supersport dhe “Digit Alb”, kreu i pankinës kuqezi tregon marrëdhëniet me lojtarët, momentin më të vështirë me kuqezinjtë, si dhe lojtarin më problematik.

Ai flet edhe për ushqimet shqiptare, si dhe qytetet. “Xhamadani vija-vija” është kënga shqiptare që më pëlqen. “S’mund të quhesha ndryshe veçse Gani Abazi”!

Cili është ushqimi juaj i preferuar shqiptar?

Peshku në përgjithësi. Jo byreku.

Cila është këshilla që ju i jepni shpesh vajzës suaj?

Të përpiqet që të jetë më e qetë dhe që të studiojë më pak.

Cila është fjala e parë që keni mësuar në gjuhën shqipe?

Faleminderit.

Cili është lojtari që shkakton më shumë probleme në Kombëtare?

Asnjëri (qesh…).

Kush është miku juaj më i mirë në Shqipëri?

Adi Kotoni, i hotelit në të cilin unë qëndroj në Shqipëri, është personi me të cilin ndajmë shumë kohë bashkë kur jam këtu.

Çfarë ju pëlqen më shumë te shqiptarët e çfarë jo?

Te shqiptarët më pëlqen… Prisni të mendohem pak (qesh…). Te shqiptarët më pëlqen që janë punëtorë. Ajo që nuk më pëlqen është që harxhojnë shumë kohë në kafene dhe kështu humbasin kohë, në vend që të përpiqen të punojnë më shumë.

Ngjyra juaj e referuar?

Bluja.

Kënga juaj e preferuar shqiptare?

“Xhamadani vija-vija”.

Cili ka qenë momenti më i vështirë që keni kaluar në Shqipëri?

Ka qenë kur humbëm në Slloveni dhe në Islandë. Kanë qenë dy ndeshje që, sipas meje, mund t’i kishim fituar në të parën dhe të barazonim të dytën.

Cila është pyetja që ju bezdis më shumë gjatë konferencave për shtyp?

Kur pas ndeshjeve më pyesin “përse nuk luajti ‘filani’, apo përse nuk luajti ‘fisteku’”.

A u bërtisni lojtarëve në shqip?

Në shqip nuk e di, ama në gjuhën italiane po, dhe shpesh madje.

Cili qytet ju pëlqen më shumë në Shqipëri?

Berati dhe Gjirokastra, megjithatë Tirana është kryeqyteti në të cilin kaloj më shumë kohë.

Pra, edhe Berat Gjimshiti ju pëlqen?

(Qesh…). Po, po, edhe ai më pëlqen.

Nëse do të ishit shqiptar, si do të donit që të quheshit?

Gani Abazi, sigurisht (qesh…)!

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Disa produkte shtëpiake dëmtojnë dhjetëra fëmijë çdo ditë

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Përfitimet dhe rreziqet pas filxhanit të katërt të kafesë

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

Në Itali çdo javë ndodhin 2,500 sulme kibernetike, tejkalojnë mesataren globale

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

IA po i lodh aq shumë punëtorët sa studiuesit e kanë quajtur këtë gjendje ‘skuqje truri’Teknologji

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Seti më i çuditshëm fotografik i Kim Kardashian

Emily Skye gjithmonë në formë

Emily Skye gjithmonë në formë

Veseli zyrtarisht te Empoli

Veseli zyrtarisht te Empoli

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Zbulohet gruaja më e pasur e politikanëve, lë pas dhe Linda Ramën

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Pascal Craymer i hoqi të gjitha (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)

Kur grimeri “të rregullon” të pasmet (Foto)