Blero flet për dasmën me Afronën: Ja vendi ku do të celebrojnë dashurinë e tyre

E publikuar: 30/01/2016 14:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtari Blerim Muharremi, i njohur gjerësisht në publik si Blero, deklaron në intervistë me Turjan Hyskën, se palnet e tij me modelen Arfona Dika janë afatgjatë, dhe se ai ka menduar edhe vendin se ku do ta kurorëzojë dashurinë e tiij më Afrionën.

Gjatë shpjegimeve dhënë në emisionin “Oktapod”, këngëtari rrëfen se kjo martesë është hapi i duhur në momentin e jetës që ai jeton, gjithashtu Blero ka thënë se mardhënia e Afronës me vajzën e tij Tara është një mardhënie shoqesh dhe se të dyja e kanë pranuar shumë natyrshëm njëra-tjetrën.

Duke konsideruar të mbyllur mardhënien me ish bashklëshorten, Blero shprehet se që të dy përpiqen ta sqarojnë raportin e tyre të përfunduar, edhe për vajzën.

Ndërsa përse i përket jetës së tij në tërësi, Blero shprehet se ndihet sikur Zoti e do dhe preferon ta shijojë jetën në çdo aspekt. Keqkuptimeve që kanë lindur në disa media, vecanërisht pas teksteve të këngëve të tij, Blero thotë se ka shtrembërime të së vërtetës, duke zbuluar se ka mbi 2 vjet që nuk i shkruan vetë tekstet e këngëve që ka kënduar. Vendi idela për të kurorzuar dashurinë e tij Blero ka thënë se është Meksika.