Berat Buzhala: Shkokërdhanat e opozitës

11.03.2015 16:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Berat Buzhala: Shkokërdhanat e opozitës

Opozita, e kapur prej të njëjtave grupe financiare prej të cilave është e kapur edhe Qeveria, ka vendosur që të na sjell në qendër të vëmendjes, për të satën herë, SHIK’un dhe rolin e tij. Gjeniale. Krejt çfarë po presin banorët e Republikës së Kosovës këto ditë është: baza ligjore e funksionimit të SHIK’ut. Në ndërkohë hamë krunde.

Ndonëse i regjur prej një gripi katil, që është duke u sorollatur nëpër trojet tona tash e sa javë, nga shtrati thash të them ndonjë llaf a ndonjë gjë, rreth iniciativës gjeniale opozitare që Kuvendi ta hetojë SHIK’un.

Mrekulli.

Është shumë ironike qysh për SHIK’un të gjithë kanë folur, pasi i njëjti është vetëshpallur i mbyllur. Nuk mbaj mend që dikush para vitit 2007 të kishte zënë në gojë ketë organizatë. Po mendoj për politikanët. Ata madje takoheshin me kreun e organizatës.

Sigurisht që opozita me diçka duhet të merret dhe nuk ka asgjë kriminale, në vetvete, as kjo iniciativë.

Por shtrohet pyetja: a është kjo çështja kyçe për të ardhmen e vendit tonë? A është hetimi i SHIK’ut kërkesa kryesore e Bashkësisë Ndërkombëtare, që ne të mund të udhëtojmë të lirë në BE? Kjo në fakt, jo që nuk është kërkesë kryesore, por as nuk është kërkesë.

Një kërkesë e tillë, jo që nuk është urgjente, jo që nuk na hap rrugën drejt BE’së, por vetëm sa do të shtonte tensionet, pariparueshëm, në mes të ‘të fortëve’ të të gjitha partive. Debati do të shkonte krejtësisht dallash. Në vend që Kuvendi, e sidomos opozita, ta mbështeste Qeverinë me shpatulla për muri për korrupsion, për oligarki, e për çfarë jo tjetër, ata e zgjedhin një temë, e cila edhe nëse do të zbardhej deri në fund, nuk do të dërgojë askund më larg sesa në Dragodan. Tek Ambasada.

Çka realisht po dëshiron të arrijë opozita? Të na bindë që SHIK’u ka ekzistuar? Apo të na jep prova që SHIK’u paska kryer krime.

Duke qenë shqiptarë, patjetër që edhe pjesëtarët e SHIK’ut duhet ta kenë keqpërdorur pozitën e tyre, e sidomos duke e ditur reputacionin enigmatik të organizatës. A nuk po ndodhin gjëra të turpshme edhe brenda AIK’ut – Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës – duke qenë e monitoruar prej të gjitha anëve.

Por nocioni ‘organizatë inteligjente’ është një kurth tundues, për secilin anëtar të saj. Një pjesë të fajit për ketë ia vë Hollywood‘it, kurse pjesën tjetër mungesës së inteligjencës.

Kështu që nuk kam dyshim edhe për abuzim me detyrën, edhe të pjesëtarëve të SHIK’ut.

Por çështja është kjo: a dëshiron opozita të hetojë vetë ekzistencën e kësaj organizate, apo krimet eventuale që kjo organizatë mund t’i ketë kryer? Apo të dyja?

Të kërkosh bazë ligjore për veprimtarinë e SHIK’ut, nuk më duket aspak kreative. Kjo organizatë, të gjithë pajtohemi, nuk ka qenë kurrë legale, por ka qenë legjitime. Me të, në momente të caktuara, kanë bashkëpunuar edhe partitë tjera, por edhe partnerët ndërkombëtarë. E SHIK’u posaçërisht, tek bashkësia ndërkombëtare, ka fituar legjitimitet të plotë, pas sulmeve të 11 shtatorit në SHBA. Nuk po e sqaroj më tutje ketë aspekt, sepse po ju konsideroj mjaftë të pjekur sa për të bërë lidhjen e këtyre dy situatave.

Nëse është çështja tek hetimi i krimeve – një varrë kjo e pa shëruar e LDK’së – atëherë është e kotë që hetimet të kryhen vetëm në një pistë. Fare lehtë, pas kësaj iniciative të opozitës, PDK do të mund të niste një kundëriniciativë që të formohet një Komision Hetimor, që do të hetonte rastet e pazbardhura të krimeve të pasluftës, gjë të cilën e tha me fjalë të tjera edhe z.Veseli.

Mirëpo realisht kjo iniciativë nuk e ka për qëllim as t’i zbardhë krimet, e as ta hetojë SHIK’un. Qëllimi i saj është politik. Nën një, po dëshirohet të arrihet përçarja e deputetëve të LDK’së; dhe nën dy thellimi i tensioneve në mes vetë spektrit politik shqiptar.

Kur jemi tek krimet e pasluftës, tema më abuzive politike në vend, varësisht se me kënd flet, fiton përshtypje të reja. Emra kriminelësh që dyshohet se kanë vrarë eksponentë politikë të LDK’së mund të gjeni në të gjitha partitë politike. Do të isha i lumtur shumë që mbi ketë çështje kaq të errët të hedhë pak drita Tribunali Special.

Ideja ime është që jo shumë muaj prej sot ne do të përballemi me një spektakël interesant, me motive luftën. Po flas për Gjykatën Speciale. Sigurisht që ky tribunal nuk do të gjykojë krimin e korrupsionit. Para tij pritet të dalin figurat më eminente të luftës. Le të rrëfehen atje, nëse janë të pastër ose jo. Kot byrytën në seancën e Kuvendit, komandant pas komandanti.

Kuvendi do të duhej të ishte shfrytëzuar për çështje shumë më praktike. Shumë më të tashme. Për ekonominë e rrënuar të vendit. Për Doganat. Për ATK’në. Për çdo gjë tjetër që do të na ndihmonte të jetonim më mirë se sa kaq. Idetë e tilla brutale, si SHIK’u, vrasjet e pasluftës etj., do të duhej të ishin çështje ekskluzive të Prokurorisë.
Lexo më shumë:

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Lufta në Ukrainë përçan në mënyrë të rrezikshme Ballkanin Perëndimor

Lufta në Ukrainë përçan në mënyrë të rrezikshme Ballkanin Perëndimor

Ish-Komandanti i lavdishëm i UÇK-së Talat Xhaferi viziton Ukrainën

Ish-Komandanti i lavdishëm i UÇK-së Talat Xhaferi viziton Ukrainën

Tregimet e Muhamet Halilit me stil tërheqës që kanë përsosje rrëfimesh të kënaqshme të bukura dhe me sharmë

Tregimet e Muhamet Halilit me stil tërheqës që kanë përsosje rrëfimesh të kënaqshme të bukura dhe me sharmë

Pabarazia gjinore dhe retorikat politike

Pabarazia gjinore dhe retorikat politike

Dëshmorët do jenë të qet kur liria ka kuptimin e saj, kur synimet e tyre ralizohen!

Dëshmorët do jenë të qet kur liria ka kuptimin e saj, kur synimet e tyre ralizohen!

Reflektimi i autoriteteve kundrejt lëvizjes së çmimeve!

Reflektimi i autoriteteve kundrejt lëvizjes së çmimeve!

Lufta guerile e ukrainasve, mund të kthehet në një makth për ushtrinë ruse

Lufta guerile e ukrainasve, mund të kthehet në një makth për ushtrinë ruse

Liderët e Kosovës nuk po pranohen si duhet në politikën ndërkombëtare

Liderët e Kosovës nuk po pranohen si duhet në politikën ndërkombëtare

Versioni i padëgjuar, ish-Kryetari i LPK’së: Pse Thaçi vendosi të shpallet pavarësia më 17 shkurt

Versioni i padëgjuar, ish-Kryetari i LPK’së: Pse Thaçi vendosi të shpallet pavarësia më 17 shkurt

Bislimi demanton kryediplomatin serb pas intervistës së tij në Bruksel

Bislimi demanton kryediplomatin serb pas intervistës së tij në Bruksel

Rënia – rritja ekonomike dhe politikat shtetërore

Rënia – rritja ekonomike dhe politikat shtetërore

Parimet e udhëheqjes institucionale

Parimet e udhëheqjes institucionale

Pse Albin Kurti nuk po ngihet me varfërinë dhe mjerimin e shqiptarëve?

Pse Albin Kurti nuk po ngihet me varfërinë dhe mjerimin e shqiptarëve?

Godinën e mbajti, por vetë u muros në kryeministri

Godinën e mbajti, por vetë u muros në kryeministri

Kush është përgjegjës për krizën aktuale energjetike në Kosovë?

Kush është përgjegjës për krizën aktuale energjetike në Kosovë?

Pacolli pyet Qeverinë: Ku janë ato 10 mijë vende pune, njerëzit po ikin

Pacolli pyet Qeverinë: Ku janë ato 10 mijë vende pune, njerëzit po ikin