BBC: Kosovarët e zhgënjyer me institucionet

22.03.2015 20:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
BBC: Kosovarët e zhgënjyer me institucionet

Eksodi masiv i qytetarëve të Kosovës ka zgjuar vëmendjen edhe të mediave më të mëdha botërore.

“Jemi 2 milionë zogj në një kafaz duke shpresuar për një jetë më të mirë”, ka thënë një i ri kosovar për BBC-në.

Gazetari i BBC, Guy De Launey ka përgaditur një hulumtim në Kosovë, ku ka marrë prononcime nga të rinjt kosovarë të cilët orvaten për ta gjetur rrugën e ëndërrave për t’i realizuar potencialet e tyre. BBC përshkruan ambientin e ngrohtë dhe të shëndoshë që të rinjt kosovarë e krijojnë në një prej kafeneve të Mitrovicës të quajtur “7 arte”, por prapë zymtësia e realitetit e mbyt nganjëherë atmosferën rinore dhe entuziaste.

Sipas BBC, edhe pse Kosova ka shpallur Pavarësinë nga Serbia që prej 7 vitesh, pak ka mbetur për t’iu gëzuar situatës në këtë vend. Kosova nuk prinë me shifrën më të madhe të papaunësisë në rajon, sepse kjo shifër i takon Bosnjës. Mirëpo, sipas statistikave që BBC ka paraqitur, 6 nga 10 të rinjë në Kosovë janë të papunë.

Kafeja “7 Arte” në Mitrovicë çdo ditë e më rrallë hap dyert për konsumatorët e saj, pasi që të rinjt s’mund t’ia lejojnë vetes një kafe prej 50 centësh. Në këtë mënyrë është lehtë e kuptueshme se pse me dhjetëra mijëra qytetarë kanë lëshuar vendlindjen e tyre që nga fillimi i këtij viti duke e marrë mundin e udhëtimeve të tmerrshme me autobusë dhe duke kapërcyer kufinjt evropian ilegalisht me qëllim që të arrijnë në një prej vendeve evropiane.

“Eshtë e tmerrshme se çfarë është duke ndodhur me qytetarët e këtij vendi, por nuk është faji i tyre. Ata janë në kërkim të një jete më të mirë”, u prononcuar Ardita Gjerjgeku, nje vajzë e re kosovare nga Mitrovica, e cila ka pasur fatin e mirë që të sigurojë një vend pune.

Ardita përkundër punës që ka, ka vendosur ta lë Kosovën. Ajo për BBC thotë se po studion Anglishten në mënyrë që të mund të përfitojë një bursë në ndonjërin prej universiteteve evropiane apo amerikane.

Pronari i kafenesë “7 Arte”, Lulzim Hoti tha për BBC se “Shumica e të rinjve mendojnë se atje është më lehtë. Të rinjtë kosoavarë mendojnë se po të ikin nga Kosova çdo gjë është më lehtë, por nuk është ashtu siç duket”, transmeton Indeksonline. Lulzimi shprehet i brengosur per biznesin e tij. Ai thotë se eksodi mund të jetë i organizuar nga dikush. Por ai pranon se situata në Kosovë është e papërballueshme, dhe çdo njërit iu imponohet për t’i bërë gati çantat dhe për të ikur.

Në anën tjetër, përfaqësues nga shtetet evropiane kanë thënë se nuk do të pranojnë azilkërkues nga Kosova dhe se secili që hyn ilegalisht brenda zonës evropiane do të kthehet prej nga ka ardhur.

Ministi i Integrimeve Bekim Qollaku për BBC ka thënë se “Të gjithë që e kanë lënë Kosovën, do të kthehen”.

Mesazhi i Qollakut për të rinjt është që të mos shkojnë ilegalisht askund. Ai thotë: rrini këtu që ta ndryshojmë vendin tonë.

Qollaku shtoi se “Nëse të rinjt janë të vendosur që ta gjejnë fatin e tyre jashtë Kosovës, ata duhet të angazhohen bashkë me ne që të mundësojmë liberalizimin e vizave, në mënyrë që të përfitojmë të drejtën e udhëtimit në Evropë”.femije-pune

Por sipas BBC, shumë qytetarë të Kosovës as që mund ta imagjinojnë bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës, për të cilën ata ndjejnë përbuzje.

Xhamat e objektit qeveritar kanë qëndruar të thyer me javë të tëra, pasojë e një proteste të mëhershme në Janar, gjë që dëshmon rritjen e frustrimit të qytetarëve me Institucionet.

Tom Gnocchi, përfaqësues i sektorit të ekonomisë nga BE në Prishtinë thotë se “Zgjedhjet e kaluara në Kosovë sollën fytyrat e njëjta në pushtët në pozita të ndryshme”.

Por sipas tij BE beson se ndryshimi për të mirë është i mundshëm.

“Duhet t’ia japim një shancë Qeverisë së zgjedhur që t’i zbatojë politkat e saj. Idetë e tyre janë të mirë, por zbatimi i tyre është një sfidë ne vete”, shtoi ai.

Përkundër shpresave për ditë më të mira, disa s’mund të durojnë më. Disa prej qytetarëve po i marrin gjërat në duart e veta sikurse Ardita Gjergjieku.

“Planifikoj të kryej masterin dikund jashtë Kosovës, dhe më pas të kthehem dhe ta japë kontributin tim këtu. Dëshiroj të themeloj një kompani që t’i punësoj njerëz, drejtojë dhe vetëdijesoj ata në mënyrë që vendi im të ecë përpara”, është shprehur 22 vjeçarja.

Sipas BBC, përpara se Kosova të ketë mundësinë t’u japë të rinjve mundësinë për të planifikuar një të ardhme në vend, duket se do të humb shumë nga potencialet dhe kapacitetet e tyre të mëdha. (BBC)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kosova merr nën kontroll hekurudhën në veri, Sveçla: Është pjesë e rrjetit tonë

Kosova merr nën kontroll hekurudhën në veri, Sveçla: Është pjesë e rrjetit tonë

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Importi janar-prill: 71 milionë euro produkte të Serbisë në Kosovë

Importi janar-prill: 71 milionë euro produkte të Serbisë në Kosovë

Gjykata Komerciale: KESCO duhet t’i paguajë KEK-ut 40 milionë euro

Gjykata Komerciale: KESCO duhet t’i paguajë KEK-ut 40 milionë euro

Hamza: Kosova po rrëshqet drejt varfërisë, duhet kthesë urgjente për shtetin dhe qytetarët

Hamza: Kosova po rrëshqet drejt varfërisë, duhet kthesë urgjente për shtetin dhe qytetarët

ATK inauguron Qendrën e re për Shërbim të Tatimpaguesve

ATK inauguron Qendrën e re për Shërbim të Tatimpaguesve

Termokos angazhon ish-zyrtarin e LDK-së si “ekspert” për projektin Solar4Kosovo

Termokos angazhon ish-zyrtarin e LDK-së si “ekspert” për projektin Solar4Kosovo

Kurti darkë e muhabet me biznesmenë shqiptarë nëpër botë, iu flet për ndërtimin e hekurudhave, digave, stadiumeve

Kurti darkë e muhabet me biznesmenë shqiptarë nëpër botë, iu flet për ndërtimin e hekurudhave, digave, stadiumeve

Çudia në ndërmarrjen “Pastërtia”, vetëm 40 cent diferencë vendosin fituesin e tenderit për sigurimin e automjeteve

Çudia në ndërmarrjen “Pastërtia”, vetëm 40 cent diferencë vendosin fituesin e tenderit për sigurimin e automjeteve

KEK: Njësia A4 e TC Kosova A rikthehet në operim

KEK: Njësia A4 e TC Kosova A rikthehet në operim

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Të bëhesh nënë në Norvegji është ëndrra e çdo gruaje!

Yahoo deklaron: 500 milionë llogari janë vjedhur

Yahoo deklaron: 500 milionë llogari janë vjedhur

Kompania e Wesley Clark tri vjet pret licencë për operim

Kompania e Wesley Clark tri vjet pret licencë për operim

“Fiks Fare”, inspektorët e AKU-së duan “kafe” që të zhbllokojnë biznesin

“Fiks Fare”, inspektorët e AKU-së duan “kafe” që të zhbllokojnë biznesin

Pacolli: Problem i madh hapja e 500 mijë vendeve të punës

Pacolli: Problem i madh hapja e 500 mijë vendeve të punës

Morena Taraku-Milaim Zekës: A je more normal? Kuku çfare njeri qenke? (FOTO)

Morena Taraku-Milaim Zekës: A je more normal? Kuku çfare njeri qenke? (FOTO)