Ekonomi

Kurti: Vendosja e bazës së Wizz Air në Kosovë dëshmon rritjen e besimit te vendi ynë

22.07.2026 09:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Kurti: Vendosja e bazës së Wizz Air në Kosovë dëshmon rritjen e besimit te vendi ynë

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” dhe Wizz Air kanë organizuar ceremoninë zyrtare të hapjes së bazës operative të Wizz Air në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka përgëzuar vendosjen e bazës së kompanisë ajrore Wizz Air në Kosovë.

Ai ka thënë se pikërisht në ditën kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konfirmuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës para 16 vjetësh, vjen ky lajm i mirë për vendin.

Sipas tij, vendimi i Wizz Air për të vendosur bazën e saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës është dëshmi se Kosova po shihet gjithnjë e më shumë si vend i besueshëm për investime.

“Sot, teksa shënojmë 16-vjetorin e opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i cili konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, jemi mbledhur për një lajm tjetër të mirë për shtetin tonë.

Vendimi i Wizz Air për të vendosur bazën e saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës është dëshmi se Kosova po shihet gjithnjë e më shumë si vend i besueshëm për investime, me perspektivë të qartë zhvillimi, si dhe me potencial të madh për t’u integruar edhe më shumë në rrjetet evropiane të transportit, të tregtisë dhe të lëvizjes së lirë të njerëzve.

Kjo bazë e re dhe aeroplani i ri Airbus A321neo, me kapacitet prej 239 ulësesh, janë investim i rëndësishëm dhe tregues se vendi ynë po bëhet gjithnjë e më tërheqës edhe për industrinë ndërkombëtare të aviacionit.

Suksesi i këtillë nuk ka ardhur rastësisht, ai është rezultat i një pune të përbashkët, i përkushtimit institucional, i bashkëpunimit të ngushtë me operatorët ekonomikë e me partnerët tanë ndërkombëtarë, i shtimit të numrit të pasagjerëve, si dhe i qeverisjes së mirë që ka ngjallur dhe po e rrit besimin në potencialin që shteti ynë ka”, tha ai.

“Sektori i aviacionit, përveçse transport, është edhe infrastrukturë për zhvillim. Çdo linjë e re ajrore krijon mundësi e ura për lidhje të reja kulturore njerëzore, profesionale e turistike, ekonomike e tregtare. Në kontekstin rajonal viteve të fundit, aeroporti i Prishtinës është rritur me dinamikë të lartë. Numri i udhëtarëve ka shënuar vazhdimisht rekorde të reja. Kështu që edhe ky numri që e shihni në këtë tabelën nuk është më i vërtetë vlen, është 4.6 milionë, po i afrohemi ngadalë po sigurt edhe shifrës prej 5 milionë pasagjerë në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës”, tha ai.

“E tash ne jemi të interesuar që numri i udhëtarëve i cili po rritet, gjithashtu të ketë edhe bileta sa më të lira, në mënyrë që qarkullimi të jetë sa më i përballueshëm. Kjo në përgjithësi është shenjë se qytetarët tanë udhëtojnë më shumë dhe mërgata jonë po e viziton më shpesh vendlindjen, por edhe se numri i turistëve po shtohet. Andaj është e domosdoshme që të kemi edhe në të ardhmen zhvillime e ngjarje sikurse kjo sot”, tha ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“UÇK, UÇK”, Ledri Vula brohorit me protestuesit në Prishtinë

“UÇK, UÇK”, Ledri Vula brohorit me protestuesit në Prishtinë

Policia reagon: Qytetarët nuk po ndëshkohen për simbolet e UÇK-së, janë dezinformata

Policia reagon: Qytetarët nuk po ndëshkohen për simbolet e UÇK-së, janë dezinformata

REL: Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

REL: Njeriu i 17 shkurtit nën hijen e 16 shtatorit

Idriz Rrecaj është njëri nga tre viktimat e konfirmuara nga gjetjet në varrezën masive në veri

Idriz Rrecaj është njëri nga tre viktimat e konfirmuara nga gjetjet në varrezën masive në veri

PPE nis procedurat kundër SNS-së: Vuçiqi ka luajtur mjaft në të dyja anët

PPE nis procedurat kundër SNS-së: Vuçiqi ka luajtur mjaft në të dyja anët

Hasani: Të punohet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, do t’i ndihmonte katërshes së UÇK-së

Hasani: Të punohet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, do t’i ndihmonte katërshes së UÇK-së

Altin Krasniqi: Kur të përfundojë dënimin 25-vjeçar, babai mund të mos jetë gjallë

Altin Krasniqi: Kur të përfundojë dënimin 25-vjeçar, babai mund të mos jetë gjallë

Hasani për dënimin e Thaçit dhe të tjerëve: Elementet e aktgjykimit ishin abstrakte, i papranueshëm- Si filloi letra hyrëse, e ditëm

Hasani për dënimin e Thaçit dhe të tjerëve: Elementet e aktgjykimit ishin abstrakte, i papranueshëm- Si filloi letra hyrëse, e ditëm

Çka po tenton PDK-ja të ndryshojë në ligjin për Gjykatën Speciale?

Çka po tenton PDK-ja të ndryshojë në ligjin për Gjykatën Speciale?

Christopher Hill për vendimin e Speciales: Tepër i zhgënjyer, UÇK kishte kapacitete të limituara, Thaçi s’kontrollonte çdo gjë në terren

Christopher Hill për vendimin e Speciales: Tepër i zhgënjyer, UÇK kishte kapacitete të limituara, Thaçi s’kontrollonte çdo gjë në terren

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Christopher Hill: Nuk e besoj se Thaçi është përfshirë në vepra të paligjshme

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Christopher Hill: Nuk e besoj se Thaçi është përfshirë në vepra të paligjshme

E konfrontoi Aida Dërgutin, ky është zyrtari policor që u suspendua

E konfrontoi Aida Dërgutin, ky është zyrtari policor që u suspendua

Ambasada e SHBA-së paralajmëron për demonstrata në Prishtinë

Ambasada e SHBA-së paralajmëron për demonstrata në Prishtinë

Kallas në Nju Jork do të organizojë një takim mes liderëve të BE’së dhe Ballkanit Perëndimor

Kallas në Nju Jork do të organizojë një takim mes liderëve të BE’së dhe Ballkanit Perëndimor

ZKM konfirmon udhëtimin e Kurtit për në Asamblenë e OKB-së: Do të takojë liderë botërorë

ZKM konfirmon udhëtimin e Kurtit për në Asamblenë e OKB-së: Do të takojë liderë botërorë

Tomë Gashi për Hagën: Rastet që përmendi Trupi Gjykues janë të mbyllura, s’kanë mundur të përdoren kundër tyre

Tomë Gashi për Hagën: Rastet që përmendi Trupi Gjykues janë të mbyllura, s’kanë mundur të përdoren kundër tyre