Ekonomi

Gërxhaliu: Vendet e rajonit garojnë për rol ekonomik, në Kosovë është krijuar bindja se mund t’ia dalim pa qëndrueshmëri ekonomike

07.07.2026 11:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Gërxhaliu: Vendet e rajonit garojnë për rol ekonomik, në Kosovë është krijuar bindja se mund t’ia dalim pa qëndrueshmëri ekonomike

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka ngritur alarmin për pasojat ekonomike që, sipas tij, po shkakton zvarritja e krijimit të institucioneve të reja në vend. Ai vlerëson se mungesa e stabilitetit politik po i kushton shtrenjtë ekonomisë së Kosovës, duke ndikuar në investime, eksporte dhe mirëqenien e qytetarëve.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Gërxhaliu tha se në Kosovë është krijuar një perceptim i gabuar se vendi mund të funksionojë edhe pa institucione dhe pa stabilitet politik, gjë që sipas tij do të ketë pasoja afatgjata.

“Kostoja oportune që do ta paguajë Kosova në mungesë të institucioneve do të jetë vërtet shqetësuese dhe barrën do ta bartin gjeneratat e reja. Është krijuar një komoditet viteve të fundit se në Kosovë mund të jetohet pa institucione dhe pa stabilitet politik. E tëra kjo është shndërruar në një normë, në një normalitet që duhet të na shqetësojë. Derisa vendet e rajonit dhe ato evropiane garojnë për rol ekonomik, për inovacion, teknologji, dije dhe dominim në tregjet ndërkombëtare, në Kosovë është krijuar bindja se mund t’ia dalim edhe pa ekonomi dhe pa një qëndrueshmëri ekonomike, e cila do të ndikonte drejtpërdrejt edhe në aspektin social”, u shpreh ai.

Sipas Gërxhaliut, treguesit ekonomikë janë gjithnjë e më alarmues, ndërsa mungesa e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe sektorit privat po e rëndon situatën.

“Janë shqetësues parametrat ekonomikë në Kosovë, duke filluar nga rënia e normës së investimeve të huaja, tkurrja e eksportit të produkteve ‘Made in Kosova’, mungesa e një dialogu të mirëfilltë mes sektorit privat dhe atij publik. Kur krejt kësaj i shtohet edhe inflacioni, i cili çdo ditë e më tepër po shndërrohet në një sëmundje kancerogjene të ekonomisë dhe po e godet drejtpërdrejt shportën e qytetarit, atëherë kemi arsye serioze për shqetësim. Këto janë arsye që duhet t’i prekin në ndërgjegje politikanët, pa marrë parasysh pozitë apo opozitë, që të harmonizojnë qëndrimet dhe të mos e kenë luftën për pushtet si determinant kryesor, duke dëmtuar qytetarin, ekonominë, imazhin e Kosovës dhe duke e rënduar aspektin social”, deklaroi ai.

Ai shtoi se paralajmërimet e ekspertëve po përsëriten prej vitesh, por sipas tij, ato nuk po merren seriozisht nga vendimmarrësit.

“Është e tepërt të bisedohet për procese ekonomike nga ana e ekspertëve, sepse këto paralajmërime po përsëriten nga viti në vit dhe po hasin në vesh të shurdhër. Çdo kritikë apo rekomandim po pritet me armiqësi dhe penalizim. Por heshtja është krimi më i madh. Besoj se ka ardhur koha që të ndihmohet Kosova, që ekonomia të jetë prioritet, partneriteti të jetë shtyllë e qëndrueshmërisë ekonomike dhe imazhi i Kosovës të jetë aty ku e meriton, e jo që vendi të shndërrohet në një pikë të zezë të Ballkanit Perëndimor”, theksoi Gërxhaliu.

Duke folur për hapat që duhet të ndërmarrin institucionet e reja pas formimit të tyre, ish-kreu i Odës Ekonomike tha se ekonomia duhet të depolitizohet dhe vendimmarrja të bazohet në ekspertizë.

“Aq shumë janë grumbulluar problemet ekonomike nga e kaluara, sa që asnjë qeveri nuk do ta ketë të lehtë t’i zgjidhë me një shkop magjik. Është koha që ekonomia në Kosovë të depolitizohet dhe ekspertët e fushës të jenë aktorët kryesorë të zhvillimit ekonomik, e jo që orientimi politik të përcaktojë trendin ekonomik. Dialogu dhe partneriteti me sektorin privat, me nivelin qendror e lokal dhe me aktorët socialë duhet të jenë prioritet, sepse vetëm përmes dialogut lind mirëkuptimi dhe zgjidhen problemet, e jo me logjikën ‘hajde të dialogojmë, por të vendoset si them unë’”, u shpreh ai.

Gërxhaliu krahasoi performancën e Kosovës me vendet e rajonit, duke theksuar se eksportet e vendit mbeten shumë prapa.

“Por, besoj që trendet ekonomike, të krahasuara me vendet e rajonit tonë, janë mjaft shqetësuese. Në vitin 2025, në Bosnjë dhe Hercegovinë kemi pasur më tepër se 9 miliard e gjysmë eksporte, në Maqedoni kemi pasur afër 5 miliardë eksporte, Shqipëria e ka trendin shumë pozitiv të eksporteve, Serbia ka tejkaluar 34 miliardë euro, dhe Kosova ka mbetur në atë shifrën magjike prej afër 900 milionë eurosh për prodhimet “Made in Kosova”. Prandaj, besoj se këto shifra duhet të jenë alarm për të reflektuar dhe për të dalë nga kjo zonë e komoditetit apo e konformitetit se mund të jetohet pa institucione dhe pa politikanë në Kosovë”, shtoi Gërxhaliu.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


I kërkuar ndërkombëtarisht, arrestohet në Durrës shtetasi nga Kosova

I kërkuar ndërkombëtarisht, arrestohet në Durrës shtetasi nga Kosova

Hoti: Banimi social është më shumë se një projekt ndërtimi

Hoti: Banimi social është më shumë se një projekt ndërtimi

Djali i Rexhep Selimit, Ares Selimi, merr pjesën në nisjen “Orën e Pritjes” në Prishtinë

Djali i Rexhep Selimit, Ares Selimi, merr pjesën në nisjen “Orën e Pritjes” në Prishtinë

Haradinaj: T’i rikthehet mandati Thaçit, vazhdimi i tij është nder për ne si shqiptarë

Haradinaj: T’i rikthehet mandati Thaçit, vazhdimi i tij është nder për ne si shqiptarë

Elshani: Situata e sigurisë në veri e qetë dhe stabile, por vazhdon të jetë delikate për shkak të veprimeve të mundshme politike

Elshani: Situata e sigurisë në veri e qetë dhe stabile, por vazhdon të jetë delikate për shkak të veprimeve të mundshme politike

PDK e Aleanca sot sërish shkojnë në Kuvend me kërkesën për thirrjen e seancës e konstituimin e Kuvendit

PDK e Aleanca sot sërish shkojnë në Kuvend me kërkesën për thirrjen e seancës e konstituimin e Kuvendit

Verdikti i 16 shtatorit, Gucati: Më 16 shtator qytetarët nga Kosova dhe diaspora në pritje para gjykatës

Verdikti i 16 shtatorit, Gucati: Më 16 shtator qytetarët nga Kosova dhe diaspora në pritje para gjykatës

Ambasada e SHBA thirrje krerëve të partive: Punoni për t’i formuar institucionet, ngërçi po i kushton Kosovës

Ambasada e SHBA thirrje krerëve të partive: Punoni për t’i formuar institucionet, ngërçi po i kushton Kosovës

Tahiri për intervistën e Thaçit: Dëshmi e radhës për një lider të madh të lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës

Tahiri për intervistën e Thaçit: Dëshmi e radhës për një lider të madh të lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës

Abdullahu-Kurtit dhe VV-së: Me propagandë mbuluat dështimet, të vërtetës nuk i ikni

Abdullahu-Kurtit dhe VV-së: Me propagandë mbuluat dështimet, të vërtetës nuk i ikni

IKSHPK dhe KRU “Prishtina” forcojnë bashkëpunimin për sigurinë e ujit të pijshëm

IKSHPK dhe KRU “Prishtina” forcojnë bashkëpunimin për sigurinë e ujit të pijshëm

Vuçiq për letrën që i çoi Sekretarit të NATO’s: Desha të lë gjurmë me shkrim, pres që ai të më telefonojë

Vuçiq për letrën që i çoi Sekretarit të NATO’s: Desha të lë gjurmë me shkrim, pres që ai të më telefonojë

Një muaj paraburgim personin që dyshohet se posedonte mbi një kilogram marihuanë në Brezovicë

Një muaj paraburgim personin që dyshohet se posedonte mbi një kilogram marihuanë në Brezovicë

Humbja e dhjetëra milionë eurove nga BE, Hamiti: Kosova po e paguan shtrenjtë pushtetin e Kurtit

Humbja e dhjetëra milionë eurove nga BE, Hamiti: Kosova po e paguan shtrenjtë pushtetin e Kurtit

Kosova ka shfrytëzuar vetëm 7% të Planit të Rritjes, qindra miliona euro mbeten pezull

Kosova ka shfrytëzuar vetëm 7% të Planit të Rritjes, qindra miliona euro mbeten pezull

Qasja e Albin Kurtit për Gjykatën Speciale, e komenton Hashim Thaçi

Qasja e Albin Kurtit për Gjykatën Speciale, e komenton Hashim Thaçi