Ekonomi

BQK vendos standarde të reja për mbrojtjen e konsumatorëve dhe sjelljen në treg në sektorin e sigurimeve

03.09.2026 15:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
BQK vendos standarde të reja për mbrojtjen e konsumatorëve dhe sjelljen në treg në sektorin e sigurimeve

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka avancuar më tej kornizën rregullative për mbrojtjen e konsumatorëve dhe mbikëqyrjen e sjelljes në treg në sektorin e sigurimeve, përmes miratimit të dy rregulloreve që vendosin për herë të parë standarde të reja për zhvillimin dhe shpërndarjen e produkteve të sigurimit, informimin dhe transparencën ndaj klientëve, kostot dhe praktikat e reklamimit.

Përmes rregulloreve të sapo miratuara: Rregulloren për Zhvillimin, Shpërndarjen dhe Qeverisjen e Produkteve të Sigurimit dhe Rregulloren për Informimin, Reklamimin, Kostot dhe Transparencën ndaj Klientëve në Sigurime, duke u mbështetur njëkohësisht në standardet dhe praktikat ndërkombëtare për mbrojtjen e konsumatorit financiar, BQK vendos një standard të ri të mbrojtjes së konsumatorit dhe sjelljes në treg, duke e shtrirë mbrojtjen e klientit përgjatë gjithë ciklit jetësor të produktit të sigurimit, nga dizajnimi dhe aprovimi i produktit, përcaktimi i tregut të synuar dhe mënyra e shpërndarjes, deri te informimi, transparenca e kostove, reklamimi, monitorimi dhe masat korrigjuese pas vendosjes së produktit në treg.

Rregullorja për Zhvillimin, Shpërndarjen dhe Qeverisjen e Produkteve të Sigurimit vendos për herë të parë kërkesa të strukturuara për qeverisjen dhe mbikëqyrjen e produkteve. Produktet duhet të dizajnohen dhe shpërndahen duke marrë parasysh nevojat, objektivat, karakteristikat dhe profilin e rrezikut të klientëve për të cilët janë të destinuara.

Para shpërndarjes dhe shitjes kërkohet identifikimi i kërkesave dhe nevojave të klientit, ndërsa siguruesit duhet të monitorojnë produktet dhe rezultatet e tyre për klientët gjatë gjithë ciklit jetësor. Në këtë mënyrë, fokusi mbikëqyrës zgjerohet nga pajtueshmëria formale drejt vlerësimit të sjelljes në treg dhe rezultateve për konsumatorin.

Rregullorja fuqizon gjithashtu parimin e interesit më të mirë të klientit, duke kërkuar trajtim të drejtë, të ndershëm dhe profesional dhe duke vendosur kërkesa për parandalimin e shitjes së papërshtatshme, praktikave agresive, konflikteve të interesit dhe strukturave të kompensimit që mund të krijojnë stimuj për shitjen e produkteve që nuk u përgjigjen nevojave të klientëve.

Në të njëjtën kohë, Rregullorja për Informimin, Reklamimin, Kostot dhe Transparencën ndaj Klientëve në Sigurime krijon standarde të reja për transparencën dhe cilësinë e informacionit që i ofrohet klientit para dhe gjatë marrëdhënies kontraktuale. Ajo përcakton kërkesa të qarta për informimin lidhur me karakteristikat e produktit, mbulimin, përjashtimet dhe kufizimet, primet, kostot dhe tarifat, si dhe të drejtat dhe detyrimet e klientit.

Risi e rëndësishme është standardizimi i Dokumentit Informues për Produktin e Sigurimit (DIPS) për produktet e sigurimit jo-jetë, përmes të cilit konsumatori, para lidhjes së kontratës, do të ketë informacion të përmbledhur dhe të krahasueshëm për elementet kryesore të produktit.

Standardet e reja kërkojnë që kostot dhe tarifat të paraqiten në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme, ndërsa kufizimet dhe përjashtimet nga mbulimi të komunikohen në mënyrë transparente dhe të dallueshme. Njëkohësisht, vendosen standarde më të avancuara për reklamimin dhe promovimin, duke kërkuar që komunikimet të jenë të qarta, të sakta, të balancuara dhe transparente.

Për herë të parë trajtohen në mënyrë të strukturuar edhe konsumatorët e cenueshëm, duke kërkuar nga siguruesit dhe ndërmjetësuesit masa të përshtatshme për trajtim të drejtë dhe qasje efektive në informacion dhe shërbime. Korniza e re adreson gjithashtu komunikimin përmes kanaleve digjitale dhe kërkon që institucionet të vlerësojnë kuptueshmërinë dhe efektivitetin e informacionit që u ofrohet klientëve.

Rregulloret forcojnë njëkohësisht përgjegjësinë e organeve drejtuese, funksioneve të kontrollit, pajtueshmërisë dhe auditimit të brendshëm për zbatimin dhe monitorimin e standardeve të mbrojtjes së klientit dhe sjelljes në treg.

Duke marrë parasysh shtrirjen dhe rëndësinë e kërkesave të reja, BQK ka paraparë periudhë të përshtatshme tranzitore për zbatimin e plotë të standardeve të reja, ku siguruesit dhe ndërmjetësuesit në sigurime, përfshirë degët e subjekteve të jashtme të licencuara nga BQK, kanë dymbëdhjetë (12) muaj nga data e hyrjes në fuqi për të arritur pajtueshmëri të plotë me kërkesat e reja.

Gjatë kësaj periudhe, industria duhet të përshtatë politikat dhe procedurat e brendshme, proceset e zhvillimit dhe qeverisjes së produkteve, dokumentacionin dhe materialet informative, praktikat e shitjes dhe shpërndarjes, sistemet e kontrollit dhe monitorimit, si dhe komunikimin dhe reklamimin ndaj klientëve. Kjo periudhë tranzitore synon të sigurojë një kalim të strukturuar dhe efektiv drejt standardeve të reja, ndërsa BQK do të përcjellë përgatitjet dhe zbatimin e tyre në kuadër të funksionit të saj mbikëqyrës.

Me këtë kornizë, BQK synon të rrisë transparencën dhe përgjegjshmërinë në tregun e sigurimeve, të parandalojë praktikat e papërshtatshme të shitjes, të fuqizojë vendimmarrjen e informuar të konsumatorëve dhe të rrisë besimin në sektorin e sigurimeve. Njëherit, përbën një avancim të rëndësishëm të kornizës së mbrojtjes së konsumatorit dhe mbikëqyrjes së sjelljes në treg nga BQK, duke vendosur standarde të reja për një treg të sigurimeve më transparent, të drejtë dhe të orientuar drejt interesave dhe rezultateve të klientëv.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Ymeri akuzon Abdixhikun për “deklarata të paqena”: Përtej negociatave po fshihet një hall i madh

Ymeri akuzon Abdixhikun për “deklarata të paqena”: Përtej negociatave po fshihet një hall i madh

BQK vendos standarde të reja për mbrojtjen e konsumatorëve dhe sjelljen në treg në sektorin e sigurimeve

BQK vendos standarde të reja për mbrojtjen e konsumatorëve dhe sjelljen në treg në sektorin e sigurimeve

Rriten shpenzimet qeveritare në tre mujorin e dytë

Rriten shpenzimet qeveritare në tre mujorin e dytë

Mustafa: 6 deputetët e LDK-së janë njerëz që s’i bën rrotë askush

Mustafa: 6 deputetët e LDK-së janë njerëz që s’i bën rrotë askush

Peci-Abdixhikut: Kur flet në emër të shtëpisë, duhet të jesh i sigurt që e përfaqëson atë

Peci-Abdixhikut: Kur flet në emër të shtëpisë, duhet të jesh i sigurt që e përfaqëson atë

Reagon Zemaj: Sot e përgjithmonë LDK, rrënjët e thella nuk luhaten nga erërat e ditës

Reagon Zemaj: Sot e përgjithmonë LDK, rrënjët e thella nuk luhaten nga erërat e ditës

Kurti: Marrëveshja politike ka marrë ‘goditje të rëndë’, por nuk është zhvlerësuar

Kurti: Marrëveshja politike ka marrë ‘goditje të rëndë’, por nuk është zhvlerësuar

PDK kërkon konstituimin e menjëhershëm të Kuvendit: Përfundoni krizën shtetërore

PDK kërkon konstituimin e menjëhershëm të Kuvendit: Përfundoni krizën shtetërore

Abdixhiku: Po shkojmë drejt zgjedhjeve të reja, mungojnë numrat për të çuar proceset përpara

Abdixhiku: Po shkojmë drejt zgjedhjeve të reja, mungojnë numrat për të çuar proceset përpara

Deputetja e VV-së:  6 deputetët e LDK-së s’e kanë me emrin e Bekim Sejdiut, por me Kurtin

Deputetja e VV-së: 6 deputetët e LDK-së s’e kanë me emrin e Bekim Sejdiut, por me Kurtin

Gashi: Abdixhiku ka rënë në “kurthin” e Kurtit, si mund t’i japësh shpërblim dikujt që ta rrëzoi qeverinë?

Gashi: Abdixhiku ka rënë në “kurthin” e Kurtit, si mund t’i japësh shpërblim dikujt që ta rrëzoi qeverinë?

Grenell: Kushtetuta e Kosovës është e qartë, Kuvendi konstituohet brenda 30 ditësh, janë bërë 50

Grenell: Kushtetuta e Kosovës është e qartë, Kuvendi konstituohet brenda 30 ditësh, janë bërë 50

Ymeri akuzon Abdixhikun për “dyfytyrësi”: Një nga 6 deputetët donte ta dorëzonte mandatin, ai nuk pranoi – pastaj doli e tha: “Le t’i dorëzojnë

Ymeri akuzon Abdixhikun për “dyfytyrësi”: Një nga 6 deputetët donte ta dorëzonte mandatin, ai nuk pranoi – pastaj doli e tha: “Le t’i dorëzojnë

Ahmeti mesazh Abdixhikut: Të dëgjosh para se të vendosh është parim i LDK, fyerjet e linçimet s’janë vlerë e jona

Ahmeti mesazh Abdixhikut: Të dëgjosh para se të vendosh është parim i LDK, fyerjet e linçimet s’janë vlerë e jona

Përfundon takimi Kurti-Abdixhiku, lideri i VV-së s’flet për media, largohet nga hyrja e pasme

Përfundon takimi Kurti-Abdixhiku, lideri i VV-së s’flet për media, largohet nga hyrja e pasme

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Njoftim i rregullt pas zhvillimeve në dy partitë

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Njoftim i rregullt pas zhvillimeve në dy partitë