Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar padi ndaj Egzon Azemit të Lëvizjes Vetëvendosje.
Rama, në postimin e tij ka shkruar se, është ‘’problem serioz’’ kur një deputet kërcënon publikisht me arrestime e dënime, duke folur me siguri në emër të drejtësisë, duke shtuar se, as Egzon Azemi e as VV’ja, nuk janë prokurori, gjykatë apo organ i drejtësisë në Kosovë.
‘’ Me këtë shkresë, i kam kërkuar deputetit Egzon Azemi të tërheqë akuzat e pabazuara për kryerje të veprave penale, t’i përgënjeshtrojë publikisht dhe të kërkojë falje. Nëse brenda 7 ditëve nuk e bën këtë, do të ushtroj padi civile për shpifje dhe kompensim të dëmit jomaterial!’’, ka shkruar Rama mes tjerash.
Postimi:
DREJTËSIA NUK ËSHTË NË ZYRET E VETËVENDOSJES! PARALAJMËROJ PADI NDAJ EGZON AZEMIT!
Kur një deputet kërcënon publikisht me arrestime e dënime, duke folur me siguri në emër të drejtësisë, atëherë kemi problem serioz. As Egzon Azemi, as Vetëvendosje dhe asnjë parti politike nuk janë prokurori, gjykatë apo organ i drejtësisë në Republikën e Kosovës!
Drejtësia nuk ndahet në zyrat e partive politike. Fajësia nuk përcaktohet me statuse në Facebook dhe askush nuk shpallet fajtor sipas dëshirave të pushtetit!
Me këtë shkresë, i kam kërkuar deputetit Egzon Azemi të tërheqë akuzat e pabazuara për kryerje të veprave penale, t’i përgënjeshtrojë publikisht dhe të kërkojë falje.
Nëse brenda 7 ditëve nuk e bën këtë, do të ushtroj padi civile për shpifje dhe kompensim të dëmit jomaterial!
Unë nuk i frikësohem asnjë hetimi dhe asnjë procesi ligjor. Por nuk do të lejoj që propaganda, shpifja dhe linçimi publik të shndërrohen në instrumente të luftës politike.
Drejtësia nuk është pronë e Vetëvendosjes. Mandati i deputetit licencë për të shpifur, përkundrazi!
































