Amerika e çon zyrtaren e lartë të USAID-it për t’i “stabilizuar” Kosovën e Serbinë

E publikuar: 08/05/2023 18:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefja e USAID-it viziton Kosovën, ndërsa shkon për herë të parë edhe në Serbi

Udhëheqësja e Agjencisë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power, do ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë gjatë kësaj jave dhe do t’i takojë liderët e tyre.

Media amerikane shkruajne se Poëer bëhet udhëheqsja e parë e USAID-it që do ta vizitojë Serbinë, e cila mban lidhjet historike dhe kulturore me Rusinë.

Ajo do t’i takojë kryeministrat dhe presidentët e dy vendeve, për t’i inkurajuar ata të qëndrojnë në rrugëm e normalizimit të raporteve mes tyre dhe të lëivzin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ajo do të nënvizojë mbështetjen e USAID-it për rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian përmes partneritetit tonë për të nxitur rritjen ekonomike dhe zhvillimin demokratik”, është thënë në një deklaratë të USAID-it./Express/