Albin Kurti elektrizon qytetarët: Përrallat mbarojnë, me 11 qershor feston Vetëvendosja (Foto)

E publikuar: 09/06/2017 23:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me daljen e tij në skenë ka elektrizuar përkrahësit që kishin dalë në sheshin “Skëndërbe” për ta mbështetur Lëvizjen Vetëvendosje.

Ai u ka kërkuar të gjithëvë që të dalin masivisht në zgjedhje, meqë vetëm me votim masiv mund të bëhet ndryshimi.

Kurti ka thënë para një numri të madh të përkrahësve se vetëm Vetëvendosje do ta mbrojë Kosovën dhe interesat e saj, imazhin e Kosovës.

“Zotohem me mendje, betohem me zemër!”, ka thënë Kurti, përcjellë Indeksonline.

Lexoni një pjesë nga fjalimi i Kurtit:

Nuk do të kemi nevojë për spitale turke, do t`i kemi tonat. Në Kosovë nuk kemi trotuare, kemi siguri për vetura, por jo siguri për njerëzit.

E vetmja shpresë është numri 35. Në qeverisjen e PDK-së  e LDK-së, mungesa e strehimit rritej prej vitit në vit, sa më shumë ndërtesa pa leje, aq më shumë familje pa strehë.

Banesat me çmim të përballueshëm nuk ekzistonin dhe mijëra banesa rrinë pa u shitur, ndërkohë që njerëzit nuk mund të investojnë për shkak të çmimeve të larta.

Ndryshimi duhet të bëhet me 11 qershor dhe e vetmja shpresë është numri 35.

Të gjithë faktorët kontribuojnë në rritjen e ekonomisë. Banka jonë zhvillimore do të sjellin investime në secilën pjesë të Kosovës dhe asnjë komune nuk do të lihet pas dore.

Do të rrisim standardin e jetës, do të përmirësojmë financat publike.

Kemi nevojë për brez të rinj të biznesmenëve.

Ne do ta transformojmë sistemin tonë financiar, me fondin sovran e me banken zhvillimore. Si mund të thërrasin këta politikanë për investime të huaja kur 97 për qind janë investuar jashtë vendit?  Ne do ta investojmë paranë tonë për vendin tonë, për rininë tonë.

Të nderuar të pranishëm, shumë prokurorë të pasluftës i kanë ndjekur hajnat me drita të gjata që t`i paralajmërojnë ata dhe ata të ikin. Me Vetëvendosjen do të ketë njësit anti-mafia në Gjykata dhe ligj për vettingun.

Votimi duhet te jetë masiv, sepse vetëm votimi masiv sjell ndryshime, kur njerëzit luajnë llotari nuk e dine numrin fitues kurse ne u tregojmë se numri fitues është numri 35. Këta 110 kandidat vin nga e ardhmja, me të kaluar të mirë individualisht, kanë ardhur nga ardhmëria nga 12 qershori festa e Vetëvendojes.

Zotohem me mendje, betohem me zemër!