Abduselami Shkodra
Incidenti në fshatin Goshnicë të Likovës vlerësohet se është skenar i përgatitur nga pushteti me qëllim të tërheqjes së vëmendjes prej problemeve reale të pushtetarëve dhe shtetit Maqedonas, tendencat për të krijuar një konflikt etnik të kontrolluar në Maqedoni janë fare të qarta të sponzorizuara, përgatitura mirë nga drejtues të shërbimeve të fshehta sllavo maqedonase të cilat janë të influencuar nga shërbimet e fshehta serbe, një grup i armatosur prej 40 personash mori nën kontroll postën kufitare policore në fshatin Goshincë për shkak të informacioneve kontradiktore. Dyshimet dhe hamendjet ishin të ndryshme! Policia dhe politika Maqedonase deklaruan se bëhet fjalë për një atak terrorist, po ashtu mediet e Beogradit nxituan që të zhvillojnë atë që din më së miri ta bëjnë propagandën anti shqiptare duke tentuar për ti bërë përgjegjës për sulmin në Maqedoni ish¬- pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Sipas tyre, personat që dhunuan stacionin policor në Goshnicë, në kufi me Kosovës, janë organizuar nga ish¬-komandanti i UÇK–së, Flamuri.
Nga ana tjetër, faktori shqiptare si në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni reagoi plogësht duke mos pasur as me te voglin vizion dhe guxim për të reaguar kundër deklaratave agresive të maqedonasve në Shkup dhe serbëve në Beograd të cilët me ngul dëshironin që të paraqisnin shqiptaret si element destabilizues, në rrethanën e krijuar në dekadën e fundit shqiptaret kanë treguar se nuk kanë as një synim që të kenë të hapur konflikte etnike me as kënd, vetë shqiptarët e Maqedonisë kanë pranuar shtetin maqedonas si shtet të tyre dhe kanë treguar pjekurin dhe gatishmërinë për të qenë të integruar në institucionet e shtetit maqedon që në fakt akoma nuk ka hequr dorë nga diskriminimi sistematik ndaj shqiptarëve si popullsia që përbën mbi 35% banorë shqiptarë etnik, e qëllimi i kësaj propagande ishte që të përfitojnë nga këto skenare që vetë, ka shumë gjasë që t`i kenë orkestruar për arsye tashmë të njohura e të cilat kanë për qëllim të dëmtojnë proceset integruese ndërmjet faktorit shqiptarë në rajon si dhe integrimet euroatlantike të shqiptarëve. Krizat e brendshme maqedonase shpesh herë pushteti maqedonas ka arritur t`i mbuloj me prodhimin e ndonjë incidenti të kontrolluar nga ana e shërbimeve të fshehta me porosi dhe për llogarit e pushtetarëve në Shkup dhe atyre në Beograd. Politika në Beograd ka arritur të përdor shtetin dhe strukturat e policisë së fshehtë maqedonase për qëllime dhe llogari të veta në raport me faktorin ndërkombëtarë në rastet kur i është nevojitur që të përfitoj nga proceset të cilat ka kaluar rajoni e veçanërisht në raport me Kosovën ka pasur raste kur ka instrumentalizuar politiken maqedonase për qëllime të përfitimi siç ishte edhe rasti i mos ftesës për institucionet e Kosovës duke pamundësuar mos pjesëmarrjen në samitin e Ohrit në vitin 2013.
Maqedonia shumë herë ka përdorur akuza të pa bazuara në raport më Kosovën duke tentuar të paraqes Kosovën si një vend që ndërhyn në çështje të brendshme të Maqedonisë me qëllim dhe të fshehjes së problemeve të brendshme dhe për llogari të politikës serbe që këto akuza janë përdorur nga ana e politikes serbo – maqedonase para faktorit ndërkombëtar se kinse sponzorizimi i çlirimit të Kosovës lejimi i krijimit të shtetit dhe sponzorimi i shtetit të Kosovës është në disfavor të stabilitetit dhe paqes në rajon, në kohën kur Kosova qe disa vite po zhvillon negociata me palën serbe me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtarë dhe kohën kur Ushtria e Kosovës (Forcat e Armatosura të Kosovës) janë pjesë e agjendës së institucioneve vendore në bashkërendim me faktor relevant dhe mekanizmat e sigurisë ndërkombëtare, askujt më shumë sesa politikës dhe propagandës serbo – maqedonase nuk i konvenon që të krijohen situata të tilla të mjegullta ku edhe si pasoj mundë të propagandojnë në dëm të shtetit të Kosovës dhe popullatës shqiptare në Maqedoni.
Në rrethanat e krijuar institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës do duhej dërgonin notë proteste pushtetarëve maqedonas që të ndalin deklarata propagandistike të cilat janë të destinuara për ti shërbyer konsumit të tyre të brendshëm dhe politikes serbe, paradoksi i krejt këtij inskenimi ishte se versionet e medieve dhe policisë maqedonase thonë se me tri vetura ishin transportuar 40 persona të armatosur…,të cilët morën pjesë në incidentin e para pak ditëve. Qeveria aktuale ka kohe që e ka dëshmuar që është një qeveri antishqiptare dhe si e tilla çdo ditë e më shumë po e zhyt Maqedoninë në një situatë të pa parashikueshme dhe në një të ardhme të pa sigurt në orientimet e strategjike duke përfshi edhe aleancat anti perëndimore me federatën ruse e cila as në rastin e Likovës nuk ka qëndruar duarkryq.