Këto janë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale për kryetar të Prishtinës

E publikuar: 31/10/2017 14:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

KQZ ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit për kryetarë komunash.

Në Prishtinë do të ketë balotazh mes kryetarit aktual Shpend Ahmeti, që njëherësh është kandidat i Vetëvendosjes për një mandat të dytë, dhe Arban Abrashit të LDK-së.

Sipas rezultateve përfundimtare, Ahmeti ka marrë 38 mijë e 294 vota, apo 43.61 për qind, ndërsa Abrashi 31 mijë e 428 vota, apo 35.79 për qind.

Rundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 19 nëntor.

1 / 1