Kampionati më i çuditshëm në Angli (Video)

E publikuar: 14/09/2016 13:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, sepse në fund të fundit, edhe emrin ashtu e ka: kampionati i hedhjes së sallamit të zi. Ndaj, ky i fundit ishte përbërësi kryesor i garës së veçantë të zhvilluar në fshatin e vogël anglez Ramsbottom.

Konkurimi mëse 100-vjeçar e sheh garuesin të mbështesë njërën këmbë mbi një tulle të sheshtë në ngjyrë të florinjtë e të lëshojë sallamin e mbështjellë në formë të rrumbullakët, me shpresën se do të arrijë të godasë ëmbëlsirat e vendosura në ndërtesën përballë.

Arma tradicionale, pudingu i zi – siç e quajnë anglezët, – është një lloj sallami i bërë me dhjamin dhe gjakun e derrit, të cilit i shtohet miell tërshëre e në disa raste edhe kokrra elbi.

Gara mendohet se përkujton një rivalitet të lashtë mes Lancashire dhe Yorkshire, të cilët përdornin asokohe ushqimet e njëri-tjetrit.

Pudingët e zinj peshojnë rreth 3 kilogramë dhe shënjestra e tyre ngrihet në 7.62 metra lartësi. Secili konkurrent ka të drejtën e 3 gjuajtjeve. Kush rrëzon më shumë ëmbëlsira të Yorkshirit, është fituesi.

Titullin këtë vit e rrëmbeu 50-vjeçari Gavin Ogden, një ish-lojtar kriketi, i cili mposhti kampionët e 3 viteve të mëparshme, prania e të cilëve e bëri garën edhe më të fortë.