Mary Massey kishte gjithmonë një ëndërr për të martuar me mikun e saj më të mirë, Damien, sipas familjes së saj.
Pesëvjeçarja vuante nga fibroza cistike dhe pneumoni kronike gjatë gjithë jetës. Ata kishin planifikuar martesën që kur ishin dy vjeç. Mjekët e spitalit të fëmijëve në Teksas i kishin thënë familjes se Mary, nuk do të jetonte shumë gjatë për shkak të gjendjes së përkeqësuar.
Njerëzit më të afërt u mblodhën për të realizuar ëndrrën e vajzës. Të enjten në mbrëmje, Mary realizoi ëndrrën e saj për t’u martuar me 5 vjeçarin Damine. Ceremonia ishte e plotë dhe u vendosën edhe unazat për t’u shoqëruar me një përqafim më pas.
Mary ishte veshur me një fustan gri dhe kishte vendosur një kurorë rozë, derisa Damien kishte veshur një kostum.
Dyshja më vonë gëzoi një tortë mbuluar në karakteret e filmave të animuar të preferuar prej tyre si, Mickie dhe Minnie Mouse. Gjithçka u realizua në spital. Gjashtë orë më vonë, vajza ndërroi jetë.