Refuzon t’i japë dorën, “ndëshkohet” egjiptiani

E publikuar: 17/08/2016 13:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

El Shehaby nga Egjipti humbi kundrejt Or Sasson në kompeticionin xhudo 100 kg për burra këtë të premte.

Sasson rrëmbeu kështu medaljen e bronztë.

Pas kësaj, El Shehaby refuzoi t’i jepte dorën izraelitit. Megjithatë turma duket se e ndëshkoi për veprimin teksa filloi të brohoriste në shenjë proteste.

Federata Ndërkombëtare e Xhudos nuk i urdhëron lojtarët të shtrëngojnë duart pas ndeshjeve.

Zëdhënësi i Komunitetit Olimpik Ndërkombëtar Mark adams tha në një konferencë për shtyp javën e kaluar se incidenti do të shqyrtohet.

“Ne besojmë se Lojërat Olimpike duhet të jenë për të ndërtuar ura dhe jo mure”  tha ai.

Ndërkohë Sameh Mubasher, kryetar i Federatës Egjiptiane u shpreh për CNN: “Ai nuk u ndëshkua. El Shehaby u kthye në shtëpi ashtu siç ishte planifikuar. Ai nuk bëri asgjë gabim, u tregua i sjellshëm”.