4 përbërës detoksifikues që duhet t’i shtoni tek uji

E publikuar: 09/08/2016 12:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I shtoni njërën nga këto katër përbërës ujit që të nxirrni toksinat jashtë nga trupi dhe të detoksifikoheni më lehtë.

Limon – Uji i limonit është një pije detoksifukuese shumë e mirë për trupin: lëngu i limonit ndihmon për pastrimin dhe nxjerrjen jashtë toksinave. Shtoni një fetë limon tek një gotë ujë ose shtrydhni limon e freskët tek uji.

Mente – Menteja i jep ëmbëlsi uji dhe ndihmon për tretjen e shpejtë të ushqimit.

Kastraveci – Kastraveci ka veti anti-inflamatore dhe ndihmon për hidratimin e lëkurës. Shtoni disa feta të holla të kastravecit tek uji për t’i dhënë shije dhe detoksifikuar trupin.

Xhenxhefil – Rrënjët e kësaj erëze ndihmojnë për pastrimin e sistemit imunitar, tretjen e ushqimit dhe fryrjen e stomakut.

Mund t’i shtoni të gjitha përbërësit njëherësh për të bërë një pije detoksifikuese për trupin, shkruan Gazeta Shëndeti. Tek një gotë me ujë të ftohtë hidhni 3-5 feta kastravecë, gjysmë limoni, pak gjethe menteje dhe pak xhenxhefil.

/Popsugar/Syri/