Lifestyle

Ju del gjak nga hundët? Arsyeja e vërtetë përse duhet të shqetësoheni!

02.08.2016 16:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ju del gjak nga hundët? Arsyeja e vërtetë përse duhet të shqetësoheni!

Dëgjojmë shpesh njerëz të cilëve u del gjak nga hundët, dhe mund t’i ketë ndodhur secilit prej nesh. Ndërsa shumica e rasteve nuk janë shqetësuese, ka disa herë në të cilat na gjakosen hundët si pasojë e një problemi tjetër shëndetësor me trupin tonë.

Ja çfarë mund ta shkaktojë rrjedhjen e gjakut nga hundët:

Kur gjaku është pasojë e një problemi shëndetësor
Sëmundja e veshkës, sëmundja e mëlçisë, konsumimi i rregullt i alkoolit, apo të tjera çrregullime shëndetësore mund të mos e lejojnë gjakun të mpikset, duke shkaktuar daljen e tij nga hunda. Nëse kjo ju ndodh shpesh dhe me shumë denduri, bëni mirë të bëni një kontroll të përgjithshëm; nuk i dihet çfarë mund të jeni duke kapur në kohë.

Të tjera çrregullime që mund të shkaktojnë daljen e gjakut nga hundët janë hipertensioni (tensioni i lartë i gjakut), shtrëngimi i zemrës, si edhe kriza e hipertensionit, kur befas presioni i gjakut ngrihet drastikisht brenda pak çastesh. Ankthi gjithashtu mund të shkaktojë gjakosjen e hundëve, sipas Shoqatës Amerikane për Zemrën.

Ajri i thatë
Ajri i thatë mund të shkaktojë tharjen e mureve të hundës, duke bërë që ajo të çahet dhe të lëshojë gjak. Ndaj, nëse përdorni një losion që krijon lagështirë në hundën tuaj, gjatë natës, për ta mbrojtur atë nga tharja e ajrit. Ajri thahet nga ngrohëset në ambiente të mbyllura, apo i ftohti jashtë.

Mund të shkaktohet edhe nga disa ilaçe që mund të jeni duke marrë
Ilaçet antikoaguluese (që hollojnë gjakun), si aspirina, qetësuesit për dhimbjen, mund të shkaktojnë rrjedhjen e gjakut nga hundët. Këto ilaçe ndryshojnë aftësinë e gjakut për t’u mpiksur, ndaj në këto raste mos u çudisni nëse ju del gjak nga hundët.

Kur duhet të drejtohemi tek mjeku?
Nëse gjakosja e hundëve ju ndodh më shpesh se një herë në javë, ju duhet të shkoni patjetër tek mjeku. Përveçse kur jeni duke marrë mjekime që hollojnë gjakun (antikoagulues), kjo duhet kontrolluar pasi mund të jetë shqetësuese. Ato mund të jenë shenjë e një çrregullimi serioz shëndetësor. /Telegrafi

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

400 mijë euro për 700 bileta: Ky është plani i Presidencës për udhëtimet ajrore në 36 muaj

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Tri oferta me vetëm 49 euro diferencë, Komuna e Podujevës jep tenderin 104 mijë euro me negocim

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Sadiku pas triumfit në boks: Kjo medalje mban djersën, lotët dhe zemrën time

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Viva Fresh shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

Viva Fresh shkeli markën tregtare të Adidas, Gjykata urdhëron asgjësimin e 600 palë atleteve të falsifikuara

Bebe Rexha kërkon nga fansat që ta ndalin krahasimi në mes grave

Bebe Rexha kërkon nga fansat që ta ndalin krahasimi në mes grave

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

AIP: Fakulteti Juridik po regjistronte profesorë e studentë në kundërshtim me ligjin, urdhërohet fshirja e incizimeve

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

Vazhdojnë telashet e Anglisë në Kupën e Botës: Hajant vjedhim pasijet stërvitore

EKSKLUZIVE: Albin Kurti përmes AKP-së i shet pa tender pronë 2524m² babait të deputetit Valon Ramadani, i fsheh emrin në dokumente

EKSKLUZIVE: Albin Kurti përmes AKP-së i shet pa tender pronë 2524m² babait të deputetit Valon Ramadani, i fsheh emrin në dokumente

Gjykata i jep të drejtë KOSTT-it, KESCO detyrohet të paguajë kamatëvonesë për borxhin mbi 2 milionë euro

Gjykata i jep të drejtë KOSTT-it, KESCO detyrohet të paguajë kamatëvonesë për borxhin mbi 2 milionë euro

Gjykata Komerciale: KESCO duhet t’i paguajë KEK-ut 40 milionë euro

Gjykata Komerciale: KESCO duhet t’i paguajë KEK-ut 40 milionë euro

Termokos angazhon ish-zyrtarin e LDK-së si “ekspert” për projektin Solar4Kosovo

Termokos angazhon ish-zyrtarin e LDK-së si “ekspert” për projektin Solar4Kosovo

Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë