Kjo histori është bërë lajmi më i lexuar dhe ka ndezur një debat të gjerë në rrjetet sociale.
Një i ri vendosi të ekspozojë në Facebook një vajzë/grua, e cila po e tradhtonte partnerin.
Britaniku Stevie Wilcock, inxhinier, kishte hyrë në një stacion karburanti për të marrë një kafe.
Por 22-vjeçari dëgjoi një grua, e cila po fliste me një burrë, të cilit po i tregonte se si e kishte mashtruar partnerin, duke i thënë se ishte në një takim gjithë ditën.
Të dy qeshnin, ndërkohë që folën edhe për hotelin ku do shkonin.
Duke u ndjerë keq për partnerin, që quhej David, inxhinieri vendosi të shkruajë në FB, duke treguar edhe targën e makinës së gruas.
“David, nëse gruaja/e dashura jote është në mes të dyzetave, ka shkuar mëngjesin e sotëm në punë me një fund të zi, streçe dhe një bluzë blu të hapur. Ajo të ka thënë se do jetë në takim gjithë ditën. Nuk është e vërtetë, ajo ishte përpara meje në një kafene, duke i treguar një burri gjithë historinë, teksa qeshnin. Ajo nget një Ford Fiesta të zi me targa… Paketo gjërat dhe largohu Dave”, shkruan britaniku.
Shumica e komentuesve në rrjet e përkrahin veprimin e tij, të tjerë thonë se nuk duhej ta bënte.





















