Sekretet për një lëkurë të pastër, për flokë të shëndetshme dhe për dhëmbë të bardhë janë pikërisht në kuzhinën tuaj. Ne ju sugjerojmë disa ushqime, të cilat ndikojnë në rastet e sipërpërmendura. Pra, në vazhdim do të paraqesim produktet të cilat ndikojnë në bukurinë tuaj.
– Fara të lulediellit dhe kungullit: Këto fara antioksidues janë të pasura me burime të mëdha të vitaminës E dhe Omega-3, acide yndyrore që bëjnë lëkurën dhe flokët shumë të shndritshëm.
Ndihmojnë në pamjen tuaj dhe në dallim nga farat e lirit nuk kanë nevojë të jenë bazë për vajrat e tyre. Këto fara përveçqë ndikojnë në lëkurën dhe flokët tuaja ato janë shumë të mira edhe për organet tjera të njeriut, sepse njihen si parandalues dhe shërues i shumë sëmundjeve.
– Patatet: Patatet e ëmbla janë plot fibra dhe shumë të shijshme. Përmbajnë vitaminë A, antioksidues që e mban lëkurën shumë të pastër, të freskët dhe të butë. Patatet janë përbërëse kryesore e disa recetave për puçrra dhe tek kremrat antirrudhë. Përveç patateve të ëmbla këshillohet edhe karota dhe domate, shkruan sot gazeta ‘Zeri’.
– Manaferrat e kuqe: Manaferrat e kuqe janë të njohura si një superfrutë. Janë plot me acide yndyrore omega-3 dhe me antioksidues (ka më shumë pushtet ndaj radikaleve të lira sesa një gotë vere të kuqe). Edhe pse është e vështirë të gjendet, përveçse në Brazil, shumë kompani shesin kapsula, akullore me lëng frutash dhe produkte të tjera, që kanë si përbërës këtë frutë.


















