Para se ta përmbyllin kapitullin e një dite, njerëzit e suksesshëm kanë një rutinë të cilës i përmbahen.
Ata kanë një set veprimesh dhe aktivitetesh të cilat inspirojnë, dhe e rifreskojnë pasionin e tyre për planet në biznes dhe në jetën personale.
Para se të flini, përpiquni që t’i bëni këto 10 gjëra në mënyrë që kur të zgjoheni, të jeni të gatshëm ta përballoni ditën.
Reflektoni mbi sukseset dhe dështimet e ditës
Njerëzit e suksesshëm, nuk dëshpërohen nga dështimet e tyre. Në vend të kësaj, ata reflektojnë mbi atë se çka funksionoi dhe çka jo. Ata fokusohen në gjërat pozitive.
Shprehni mirënjohjen
Përpara se të mbyllni ditën në mbrëmje, mendoni për njerëzit të cilët ju kanë ndihmuar që të keni sukses gjatë ditës.
Shkruajini planet tuaja
Edhe pse nuk keni nevojë që të reflektoni mbi qëllimet tuaja kur të shkoni në shtrat, shkruajini planet urgjente dhe të rëndësishme për ditën e ardhshme.
Telefonojini një miku të mirë
Njerëzit që rrinë në kontakt me familjarët e miqtë e tyre, ndjehen më të motivuar çdo ditë.
Lexojeni një libër të mirë
Kur gjëja e fundit që bëni para se të flini është ushtrimi i mendjes, ju e keni tërë natën përpara që t’i procesoni informatat. Nënvetëdija juaj do të ju ndihmojë që idetë t’ju kthehen në inspirim.




















