Së pari, ofroni dashuri, pasi vetëm atëherë edhe mund të merrni…
Nëse dëshironi të tërheqni dashuri në jetën tuaj, ju duhet të jepni pa përkushtim. Njerëzit për nga natyra nuk mund të jetojnë pa ajër, ushqim, ujë dhe dashuri.
Siç mund ta shihni, në mesin e këtyre katër elementeve të domosdoshme për jetën, vetëm dashuria është e paprekshme. Dashuria ka shumë forma, por urtësia pohon se origjina e saj rrjedh nga dashuria deri në ekstazë për shpirtrat hyjnorë, dashuria në mes të nënës dhe fëmijës, në mes të miqve, në mes të dashuruarve, në mes të partnerëve e kështu me rradhë.
Por si ta tërhiqni dashurinë në jetën tuaj?
Shpesh herë shohim në shoqëri, se kur njerëzit nuk mund të gjejnë dashurinë (ose dashuri të mjaftueshme) – në mesin e njerëzve, shumica kanë tendencën të lidhen apo ti adhurojnë kafshët shtëpiake. Kështu, në një formë, apo një tjetër, duhetmedoemos të ekzistojë dashuri në mesin tuaj.
Megjithaë, vetëm për shkak se ju doni dashuri, kjo nuk nënkupton se ju do ta pranoni të njejtën.
Së pari, duhet gjithmonë të ofroni dashuri. Vetëm kur jepni dashuri – edhe do ta pranoni atë. Dhe, nëse ofroni dashuri, është shumë e rëndësishme që së pari ta pranoni dhe duani veten ashtu siç jeni!
Ekzistojnë mënyra të ndryshme të përjetimit të dashurisë: disa preferojnë të përkëdhelen përmes prekjeve dhe ndjesisë, disa dëshirojnë të dëgjojnë fjalë të ëmbla dhe të bukura, disa dëshirojnë ta tregojnë dashurinë përmes veprave dhe dhuratave…
Mënyra më e mirë për të marrë dashuri sipas mënyrës që dëshironi, është ta bëni të njejtën për ata persona që i duani në jetën tuaj.
Bëhuni person i përmbushur me dashuri. Ne tërhiqemi në jetë nga njerëz që janë pasqyrë e personaitetit tonë.
Pra, nëse dëshironi që njerëzit të ju duan, më mirë filloni ti duani ju ata.


















