Hysni Gashi
A është i krisur kryetari Odes Ekonomike të Kosovës Safet Gerrxhaliu që bën krahasime hipotetike gjoja se nëse ne i ndalojmë dhe i bojkotojmë produktet e Serbisë ,serbet do t’i ndaloj dhe kërcënoj me gurë diasporën.
Si mundet një zyrtar i lart një kryetar i Odes Ekonomike të Kosovës të benë kësi krahasime tendencioze duke insistuar me çdo kusht dhe ne çdo mënyrë ta siguron dhe garanton tregun e Serbisë ne Kosove qoftë edhe ne ketë mënyrë të kërcënimit që vet e inskenon për diasporën pa e kërcënua Serbia me gjithese diaspora edhe ashtu është e kërcënuar gjatë udhëtimit neper Serbi.
Por shtrohet pyetja ne duhet ne çdo segment të jetës qoftë edhe për rruge të Serbisë të jemi të varur a vallë nuk paska rrugë tjera që na lidh me BE-n,që duhet patjetër të jemi të varur dhe të detyrueshëm të konsumojmë produktet nga Serbia ne këmbim të lëvizjes të lirë për diasporën neper Serbi.
Safeti Gerrxhaliu duhet ta di që protesta dhe përmbysja e kamionit me produkte serbe është për ( produkte serbe që nuk e respekton Serbia masën e reprocitetit të nënshkruar ne Bruksel për levizjen e lire të mallrave por edhe të teksteve shkollore edhe targat e automjeteve dhe jo kundër lëvizjeve të serbve ne Kosove ketë gjë duhet ta ketë të qartë Gerxhaliu dhe qytetaret)
Qytetaret janë të vetedishem që mbrapa produkteve të Serbisë qëndrojnë bosët e shtetit po ashtu ne ketë mes qëndron mirë edhe Safet Gerrxhaliu me klanin e tij madje Safet Gerrxhaliu ne vend se të benë marrëveshje shtetërore bilaterale bën marrëveshje inuraterale me kryetarin e Odes Ekonomike të Serbisë ne Beograd për produktet serbe ne Kosove.
Qytetaret janë të vetedieshem se Isa dhe Hashimi dridhen dhe sillen si lepuj ndaj serbve ndërsa për shqiptaret sillen si luaj.Madje për ta vizituar Veri e Mitrovicës Isa,Hashimi dhe kabineti i tyre duhet pyetur institucionet paralele të Serbisë ne Veri të Mitrovicës ndërsa zyrtaret e Serbisë ka edhe prej atyre që masakruan shqiptar që lëvizin të lire neper Kosove sahere që dëshirojnë pa i pyetur institucionet e Kosovës dhe duke thëne se Kosova është Serbi para syve të qeveritarëve.
Por të kapet edhe Oda Ekonomike e Kosovës nga Serbia për ketë kapje nuk ishin ne dioni qytetaret por tash e kuptuan dhe po e kuptojnë për çdo ditë se Serbia pyetet për çdo gjë dhe vendos ne Kosove qoftë edhe për gjera elementare siç është tregu i saj ne Kosove.Ndërsa ne anën tjeter Isa dhe Hashimi na genjen duke thene se Serbia nuk pytet për asgje ne Kosovë.