Në palmaresin e tij gjen 30 medalje, po aq sa Pele, por më shumë se shoku i skuadrës Lionel Mesi, i cili është i vetmi lojtar i Barcelonës që numëron më tepër ndeshje se Dani Alvesh.
E megjithatë braziliani është akuzuar gjithnjë nga kritikët se ai nuk di të mbrojë. Por, gjatë një interviste për britaniken “SportsMail”, 32-vjeçari përfiton nga rasti për t’u dhënë këtë përgjigje:
“Është e vërtetë që unë nuk jam Lionel Mesi, por jam pjesë e skuadrës më të mirë të FIFA-s së sezonit të fundit. Për dikë që nuk di të mbrojë, besoj se janë shumë që të luash 9 vite për të njëjtin klub”.