Google rrit shpërblimin në 100,000 dollar për hulumtuesit që arrijnë të hakojnë një Chromebook

E publikuar: 15/03/2016 21:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Google ka dyfishuar shpërblimin për zbulimin e dobësive në laptopët Chromebook në plot 100,000 dollar në përpjekje për të tërhequr më shumë vëmendje të ekspertëve të sigurisë.

Ky shpërblim shkon për ata që zbulojnë dobësi sigurie në modalitetin “Guest” shkruante Google në një postim në blogun e sigurisë.

“Që kur prezantuam shpërblimin prej 50,000 dollarësh, nuk kemi marrë raporte të suksesshme të dobësive të sigurisë, “ shkruante Google. “E thënë ndryshe, hulumtuesit e vërtetë kanë nevojë për një shpërblim të vërtetë,” vijoi më tej kompania.

Në modalitetin “Guest” Chromebook teorikisht është më i sigurtë se asnjëherë. Pavarësisht se është i mundur shkarkimi i skedarëve është e pamundur instalimi i aplikacioneve. Pikërisht aplikacionet e infektuara janë një nga format më të përhapura të hakimit.

Google gjithashtu ka shtuar një tjetër shpërblim për sulmuesit të cilët arrijnë të tejkalojnë funksionalitetin e shfletimit të sigurtë në Chrome i cili shërben për bllokimin e url-ve keqëdashëse. (PCWorld Albanian)