Ky trajner thotë se Balotelli ka probleme psiqike

E publikuar: 12/03/2016 16:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Milanit, Sinisha Mihajlovic ka bërë të ditur se Mario Balotelli ka probleme psikologjike, por jo fizike.
Sinisha Mihajlovic ka mbajtur konferencë për media para ndeshjes me Chievon. Trajneri serb ka befasuar në një deklaratë për Mario Balotellin.

Ai mendon se ish ylli i Interit, Manchester Cityt dhe Liverpoolit, Mario Balotelli ka probleme psikologjike, por jo fizike.

“Mendoj se gjendja fizike e Balotellit është e mirë, por ai nuk është në gjendje të mirë psikologjike. Ai duhet të përmirësohet në këtë aspekt, por ky gjithmonë ka qenë problemi i tij”, ka thënë trajneri serb.

“Në dy muajt e fundit ai është stërvitur rregullit, prandaj fizikisht është mirë. Ai nuk mund të koncentrohet, nuk mund të bëjë shumë pa top”, ka shtuar Mihajlovic.