Një minutë heshtje për Rektorin e ardhshëm

06.03.2016 13:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Këto ditë për shpërfaqet plaga e dekadës në Universitetin Hasan Prishtina, ajo vijë e prerë hollë e cila ka prodhuar gjenerata të cilat duhet t’i shërbejnë me zellë asaj në kohë fushate, duket e çuditshme sepse tanimë shumë nga studentët e “professorët” që tanimë janë, të gjithë në një kor të përbashkët kanë një Librezë e cila ka prodhuar edhe këtë gjendje. Nëna e tyre biologjike e cila është Partia, ka ndërtuar tri gjëra tek ky historicizëm ; a) “rracën”, b)” traditën” c) “besimin” .
Të përcjellim secilën nga to nuk mund ta kuptojmë të shkëputur, vetëm se të ndërlidhura ashtu edhe siç janë natyrshëm sepse secila ka patur sfidat dhe angazhimet që sot po dëshmohen në shumë sfera të jetës sociale e politike. Ky proces i ndryshimit të qëndrimeve nga Institucioni përkatës shpeshëherë krijon edhe rrethanat e veta që interpretimi tyre të tingëllojë i pastër dhe kuptohet i arsyeshëm.
Koncepti “rracës”, kalkulohet në angazhimet e tyre duke filluar që nga mbremja e matures që përjetojnë nxënësit e shkollave të mesme, që duhet të mbajnë kokteje e mbremje të kaltërta vetëm për t’iu thënë Kryetarët e Partive se sa të “lumtur”, që janë ata me gjeneratat e reja, dhe se momentumin e shfrytëzojnë për fushatë tek e cila i shikojnë këta njerëz si numra,e kur e shikon këtë në plane afatë gjatë këta kanë krijuar rracë politike, që e ngarkon të riun me figura e mite.
Koncepti i “traditës”, tashmë është e kjartë të gjithë kukuvajkat i mbledhin dhe shpërndajnë mirënjohje e “Diploma” të cilat nëpër syneti, e kanaxhexhe për selfie bëjnë hesap, sepse në mesin e njerëzve që u janë zbardhur e rënë flokët nuk guxojnë vetëm se të përbihen sikur ku kanë ndonjë xhemb në fytë.
Ndërsa çështja e besimit është çelësi që hapë dhe mbyllë gjithë këtë tragjikomedi, sepse duke prekur nervin e edukim arsimimit kohë pas kohë ndërtohet kjo “rracë”, e cila për të ardhmën që ndërkohë po flasim për të tashmën , dikur bëhet traditë. – Një traditë që prodhon “Intelektualë”, të kalibrit partiak, persona që jargët ju shkojnë kur përmendët Kryetari tyre, duhet ta mbrojnë me të vetmën kartë që kanë, e ajo është se “ nuk ka qenë kandidatë serioz, dhe duhet ta anulojmë vendimin….”, asnjëherë nuk kanë mundur t’i përgjigjen kohës, sepse gjatë gjithë kohës në emër të vlerave kanë shkelur në vlera. Mendojmë se vlerat mund t’i shkelin njerëzit që kanë frikë vetë nga vlera, mirëpo kur Libreza bëhet sikurse Sperma atëherë ka gjasë që të prodhohen “Intelektual”, të tillë, dhe të gjitha këto pika mbrohen me jete nga të gjithë bota tjetër, e cila ka kriter vlere përkushtimin moral, e punën individuale që bëjnë shkenctarët .
Të mendojmë se pas disa viteve, do të harrojmë të pyesim dhe të ndiejmë përgjegjësi për çdo ditë Dielli të sotme sepse nuk kemi mbajtur asnjë minutë heshtje, për budallejtë dhe tabakët e tyre që ndërtuan në këtë epruvetë partie e cila Kombit shqiptar, po i’ a ndërron kursin e veprimit duke qenë i njejtë dhe i përsëritshëm.
Lavdi për Rektorin e ardhshëm, urojmë që nga çiraku të avansohet në assistant, por assistant partie ama!
p.s …e përgëzojë Dr Lul Rakën për anamnezën intelektuale që bëri me këtë veprim.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Shqiptarët modernë dhe burimet e ujit

Objekti i djallit që mbrohet n’emër t’Zotit!

Objekti i djallit që mbrohet n’emër t’Zotit!

Sa vështirë ish me përcjellë si motrën në varr

Sa vështirë ish me përcjellë si motrën në varr

Europa është një gënjeshtër e madhe, por mos na detyroni që të besojmë se dhe Amerika është një gënjeshtër e madhe!

Europa është një gënjeshtër e madhe, por mos na detyroni që të besojmë se dhe Amerika është një gënjeshtër e madhe!

Lulet mbi bajgën e gomarit

Lulet mbi bajgën e gomarit

Binjakëzimi SHIK-RIINVEST, gjunjëzoi shtetin

Binjakëzimi SHIK-RIINVEST, gjunjëzoi shtetin

Shën Tereza – 7 ditë nga shenjtërimi i përbotshëm

Shën Tereza – 7 ditë nga shenjtërimi i përbotshëm

Bajrush Morina: Kërkesë BE-së, hiqni vizat për në Hagë për politikanët e Kosovës!

Bajrush Morina: Kërkesë BE-së, hiqni vizat për në Hagë për politikanët e Kosovës!

Pis i poshtër…!

Pis i poshtër…!

Epoka e Merkelit nuk po merr fund

Epoka e Merkelit nuk po merr fund

Jo kala dibrançe elektorale

Jo kala dibrançe elektorale

Krasniqi kritikon fjalorin e politikës, a janë përfaqësues të Kosovës apo të dy kombeve të armiqësuar

Krasniqi kritikon fjalorin e politikës, a janë përfaqësues të Kosovës apo të dy kombeve të armiqësuar

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë, veprimi i radhës i deputetëve

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë, veprimi i radhës i deputetëve

Strategjia europiane e Shtetit Islamik

Strategjia europiane e Shtetit Islamik

S’ka fituar Lista, por keni humbur ju!

S’ka fituar Lista, por keni humbur ju!

Patriotizmi i ekzagjëruar

Patriotizmi i ekzagjëruar