Diabeti kërkon përkujdesje të përditshme që përfshin monitorimin te sheqerit në gjak, të ngrënit e një diete të shëndetshme dhe natyrisht duke mbajtur në qendër të vëmendjes tuaj komplikimet e mundshme me zemrën, sytë, dhe organet e tjera. Kontrollimi i peshës është e rëndësishme kur jeni me diabet. Nëse jeni obeze (mbipeshë), duke humbur disa kg – qoftë edhe vetëm 4-5 kg, mund të ndihmojë në përmirësimin e ndjeshmërisë së insulinës tuaj dhe kontrollin e sheqerit, reduktimin e triglycerides dhe kolesterolin LDL, si dhe ulet tensioni ne gjak. Një dietë e shëndetshme për diabetin do t’ju ndihmojë për të menaxhuar peshën tuaj dhe do t’ju orientoje drejt ushqimeve që kanë një efekt pozitiv mbi nivelin e sheqerit ne gjak, ndërsa ju udhëzon të mbani larg ato ushqime që mund të shkaktojnë rritje të rrezikshme në sheqerit tuaj në gjak. Mëso se cilat janë 9 ushqimet qe ju duhet ti mbani larg nëse ju jeni me diabet të tipit 2.
Ushqimet e embla
Soda, ëmbëlsirat, dhe ushqime të tjera që kanë në përbërjen e tyre kryesisht sheqer, konsiderohen si ushqime të varfra me karbohidratet . Jo vetëm që këtyre ushqimeve ju mungon vlera ushqyese,por ato gjithashtu mund të shkaktojnë një rritje të menjëhershme të sheqerit në gjak dhe t’ju krijojnë probleme me peshën, dy faktorë këto të cilat rëndojnë komplikimet e diabetit. Në vend që të kënaqni dhëmbët tuaj të ëmbël me karamele, biskota, kek, ose sode, zëvendësojini ato me fruta të shijshme, të tilla si mollë, manaferra, dardha, apo portokall. Këto fruta janë të pasura me karbohidrate, përmbajnë shumë fibra për të ndihmuar përngadalësimin e përthithjes së glukozës (sheqerit) kështu që ato janë një zgjedhje shumë e mirë për kontrollin e sheqerit në gjak
Lëng frutash
E ndërsa fruta të tëra të pasura me fibra janë konsideruar të shëndetshme për sa i përket karbohidrateve për njerëzit me diabet, lëngu i frutave është një tjetër histori. Njerëzit me diabet duhet të shmangin pirjen e lëngjeve të frutave edhe nëse ato janë 100% lëng i pastër frutash. Lëngu i frutave përmban më shumë ushqim se sa sodë krahasuar me pijet e tjera të ëmbla , por problemi është se lëngjet e frutave kanë sasi të koncentruara të sheqerit frutave dhe për këtë arsye të shkaktojë rritje të menjëhershme të sheqerit në gjak. Përveç kësaj , duke pirë lëng frutash ju nuk përmbusheni në të njëjtën mënyrë sikur hani fruta . Nëse doni një pije freskuese, zgjidhni ato me zero kalori apo ujë mineral me limon.
Fruta të thata
Edhe pse fruta e thata përmbajnë fibra dhe shumë lëndë ushqyesve, procesi i tharjes se frutave shkakton në mënyrë të natyrshme përqendrim të sheqerit tek to duke u bërë fruta me sheqer super të koncentruar. Ndërsa nëse të hahet rrush i thatë apo kajsi të thata,kjo është më mirë se sa të hash një kek; ajo do t’jua rris fluturimthi sheqerin në gjak. Qëndrojini larg frutave të thata dhe në vend të tyre konsumo fruta të freskëta, të tilla si rrush, pjepër, luleshtrydhe, dhe pjeshkë.
Oriz i bardhë, bukë, dhe mielli
Produktet që kanë në përbërje të tyre niseshte të rafinuar të bardhë si p.sh tek orizi i bardhë dhe çdo gjë e bërë me miell të bardhë, duke përfshirë bukë të bardhë dhe makarona, janë në kundravajtje te plotë me trupin e një diabetiku të tipit 2. Përbërësit “e bardhë” veprojnë më shumë si sheqer, sapo trupi fillon ti tresë ato, që do të thotë se këto ushqime do të ndikojnë në nivelet e glukozës. Zëvendësojini ato me drithëra, të tilla si kafe apo oriz i egër, elb, miell tërshëre, me drithra të pasura me fibra si dhe e bukë me kokrra gruri.
Bulmet i pasur me yndyrna
Ju ndoshta keni dëgjuar se produktet e qumështit të ngopura me yndyrna mund të ngrenë nivelet e këqija të kolesterolit tuaj dhe të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, por ngopja me yndyrna mund të shkaktojë edhe një problem tjetër serioz për njerëzit me diabet. Disa studime kanë zbuluar se të ngrënit e një diete të pasur me bulmetra të ngopura në yndyrë mund të përkeqësojë rezistencën insulinës. Bëni më të mirën për të shmangur produktet e qumështit të bëra krejtësisht me qumësht, të tilla si krem, kos plotë yndyrë, akullore, krem djathi, dhe djathra të tjera plotë yndyrë . Kërkoni produktet e qumështit me yndyrë të reduktuar ose fare pa yndyrë.
Pjesë mishi me dhjam
Ju do të dëshironit të shmangnit yndyrën e lartë tek disa pjesë të mishit për të njëjtën arsye si për te gjitha produktet e bulmetit të bëra nga qumështi -sepse ato janë të ngopura me yndyrna. Yndyrnat në pjesë të caktuara të mishit, rrisin kolesterolin dhe ulin rezistencën në të gjithë trupin; ato gjithashtu mund të vënë njerëzit me diabet përballë rrezikut të sëmundjeve të zemrës me shume se sa ç’mund ti ndodhë një personi të zakonshëm , pasi ata janë të kërcënuar tashmë si pasojë e diabetit. Zgjidhni mish pa dhjamë, duke përfshirë mishin e bardhë të pulës dhe gjel deti, peshk dhe midhje , fileto derri dhe viçi pa dhjam.
Produktet krokante të paketuara dhe të pjekura
Duke veçuar nga të gjitha sheqerin, miellin e bardhë, niseshtenë, dhe ato që përmbajnë konservante, produktet krokante të paketuara dhe të pjekura, si patate të skuqura, patatina, biskota, lajthi, dhe ëmbëlsira të lehta kanë yndyrna shpesh të larta. Ato rrisin treguesit e “këqinj” të kolesterolit tuaj (LDL) dhe ulin treguesit e ‘mire” të kolesterolit (HDL), duke rritur rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Për njerëzit që vuajnë nga diabeti dhe komplikime e tij, këto produkte janë edhe më të rrezikshme se produktet e ngopura me yndyra. Në fakt, nuk ekziston një sasi yndyrash që konsiderohet e sigurt për ju e që të përfshihet në dietën tuaj. Lajm i mirë është se sasia e yndyrnave tani shënohet në etiketat e ushqimeve, duke e bërë më të lehtë mbajtjen larg të tyre .Zgjidhni produktet që kanë në etiketë 0 gram yndyrë , por gjithashtu duhet të dini se produktet me më pak se 5 gram mund të pretendojnë se e kanë zero nivelin e yndyrës, kështu që ata nuk mund të jetë pa yndyrë. Kontrolloni listën e përbërësve si dhe sigurohuni që produkti nuk përmban as vajra pjesërisht të të hidrogjenizuara, një burim i madh i yndyrnash. Kërkoni nga yndyrna të shëndetshme tek salmoni, ose në ndonjë peshk tjetër yndyror, si dhe në arra, fara, avokado, dhe ulli dhe vaj soje.
Ushqime të skuqura
Ju mund të keni dobësi për patate të skuqura, për pule të skuqur, patatina, brumë të skuqur, por duke i hedhur tutje këto do ti bëni mirë shëndetin tuaj për shumë gjatë. Do ti bëni nder vetes. Ushqimet e skuqura zakonisht thithin shumë vaj, që është e barabartë me shumë kalori shtesë; shumë janë të përqendruara në veshjen e shtresës së parë të produktit të skuqur. Duke përdorur shpesh të njëjtin vaj për skuqje mund t’ju shkaktohet një kaos i vërtetë në presionin arterial të gjakut. Disa ushqime janë skuqur në vajra te hydrogjenizuar si pasojë e shumëpëdorimit.
Alkooli
Para se të shkoni për një koktej para-darke, ose keni nder mend te konsumoni edhe një gotë verë gjatë darkës, bëni një kontroll tek mjeku juaj për t’u siguruar nëse jeni ne parametrat e duhur për të pirë alkol, meqë alkooli mund të ndërhyjnë me nivelet e sheqerit në gjak. Nëse mjeku j’ua lejon, mundohuni ta mbani pijen nën kontroll atë natë. Kontrollimi përkufizohet përgjithësisht jo më shumë se një gotë në ditë në qoftë se jeni femër, dhe jo më shumë se dy nëse jeni mashkul.