Këmbët e kryqëzuara është një veti që e përdorin shpesh shumë njerëz. Ky është një pozicion shumë seksi që në vende të ndryshme njihet si pozicioni i “zonjave të vërteta”.
Ne thuajse jemi mësuar t’i kryqëzojmë këmbët pa menduar, por thuajse askush nuk i di pasojat serioze që kjo pozitë i ka në shëndetin tonë.
Disa nga problemet që shkakton një kryqëzim i tillë i këmbëve janë;
Mbajtja e kësaj pozite për orë të tëra mund të shkaktoj një sëmundje të quajtur ‘peroneal nerve paralysis’ apo paralizë.
lexo edhe: Ju shqetëson gërhitja në gjumë? Ja disa mënyra si të shpëtoni prej saj
Në vitin 2010, studime të shumta kishin dëshmuar se qëndrimi ulur për një kohë të gjatë me këmbët e kryqëzuara e rrit shtypjen tuaj të gjakut, edhe nëse nuk keni probleme me shtypje të gjakut, transmeton lajmi.net.
Një nga arsyet për këtë është se kur e vendosni njërën këmbë sipër tjetrës, ajo e dërgon gjakun nga këmbët në gjoks, duke shkaktuar që shumë gjak të qarkulloj nga zemra juaj, gjë që e rrit edhe shtypjen e gjakut.
Veç këtyre, qëndrimi ulur me këmbët e kryqëzuara mund t’i shkaktoj edhe “venat e merimangës”.