Të gjithë e dimë rëndësinë e njyrës dhe si ajo ndikon në perceptimin e të tjerëve për ju. Sfida për të zgjedhur veshjen e përsosur për një rast të veçantë është mundim i mjaftueshëm, duke i shtuar psikologjinë e ngjyrës atëherë bëhet sfide e pamundur.
Për të luajtur më sigurtë, shpesh e zgjedhim atë themeloren – klasiken. Nga gishtat në kokë vishuni me të zezë, me lara të bardha diku-diku, dhe kjo është uniforma jonë e preferuar. Ndërsa këtë mendim e përforcon pyetësori që e bëmë, nga i cili u vërtetuam se – e zeza është ngjyra më e mirë. E zeza është udhëheqëse gati për çdo kualitet pozitiv, përfshirë vetëbesimin, intelegjencën dhe seksapilitetin, që e bën atë universale për gjithçka (nga intervistat deri tek dasmat). Nëse dyshoni në këshillat e tona, Quartz ka zbuluar preferencën pozitive të së zezës të bazuar në gjetje shkencore.
E kuqja ishte e preferuara e femrave dhe meshkujve kur u pyetën se çfarë shohin si më tërheqëse tek gjinia e kundërt. Sidoqoftë, arroganca dhe mungesa e intelegjencës ishin mbresat e para për ngjyrat e zjarrta, duke i bërë një opsion sekondar për parametrat profesionale. Ngjyrat që kurrë nuk duhet ti veshni kur dëshironi të leni përshtypje janë ngjyra kafe dhe portokalli.