Të gjithë i hedhim lëvozhgat e vezëve pasi na duken të pa dobishme. Por nuk duhet t’i hedhim më, pasi ato i sjellin përfitime shëndetit. Ato përmbajnë 90% kalcium, i cili është shumë i nevojshëm për trupin. Sipas disa studimeve të kryera nga Instituti Kombëtar Amerikan i Shëndetit, pluhuri i krijuar nga lëvozhgat e vezëve absorbohet lehtësisht në trup dhe sjell një sërë përfitimesh shëndetësore, si forcon kockat, ul kolesterolin dhe tensionin e gjakut.
Ja një mënyrë e thjeshtë për përdorimin e lëvozhgat të vezëve:
- Zieni mirë lëvozhgat që të vrisni bakteret e dëmshme.
- Pastaj hidhni në një mulli dhe shtypini mirë deri sa të kthehen në pluhur
- Pluhurin ruajeni në frigorifer dhe merrni nga një lugë çdo ditë, ku mund ta hidhni në lëng frutash, ta përzieni me mjaltë ose në ushqim