Moti i keq dhe temperaturat e ulta janë disa nga arsyet pse buzët shpesh plasariten. Shpesh mungesa e hidratimit bën që buzët të çahen duke shkaktuar dhimbje fizike si dhe bezdisje.
Ajo që këshillojnë estetistët në të tilla raste është përdorimi i vajit të kokosit për të hidratuar sipërfaqen e buzëve. Kjo është një procedurë e thjeshtë që nuk kushton dhe nuk ju merr shumë kohë.
Ajo çfarë ju duhet janë disa pika vaj kokosi një pambuk steril me ndihmën e të cilit mund ta përhapni vajin butësisht në buzë. Përsëriteni këtë procedurë 3 herë në ditë dhe do të shikoni rezultate të kënaqshme brenda disa ditëve.