Një kollë e vazhdueshme, një plagë që nuk arrin të shërohet, humbje e pashpjegueshme e peshës dhe urinimi tepër i shpeshtë.
Ato mund të duken të parrezikshëme, ose thjesht si zakone të bezdisshme të jetës.
Por ekspertët i paralajmërojnë njerëzit që të mos i nënvlerësojnë ndryshimet e reja trupore, pasi druhen se se ato mund të jetë një shenjë e diçkaje shumë më të keqe.
10 flamujt e kuq të kancerit janë të rrënjosur mirë në mendjet e mjekëve dhe punonjësve të kujdesit shëndetësor në të gjithë botën.
Por, në Ditën Botërore të luftës kundër Kancerit, ekspertët i kanë kujtuar anëtarëve të familjeve dhe publikut të gjerë që të njihen me simptomat kryesore, në një përpjekje për të shpëtuar jetën.
Aktualisht 8.2 milion njerëz vdesin nga kjo sëmundje në të gjithë botën çdo vit, 4.7 milion burra dhe 3.5 milionë gra.
Ja cilat janë disa nga simptomat kryesore që mund të parlajmërojnë shkaktimin e një kanceri:Kolla e vazhdueshme të ngjirurit e zërit – mund të tregojnë kancerin e mushkërive.
Një ndryshim në pamjen e një nishani – mund të thotë se ju jeni duke vuajtur nga kanceri i lëkurës
Një ndryshim i fortë në zakonet e zorrës – mund të jetë një shenjë e kancerit të zorrëve
Një plagë që nuk shërohet – varet se ku, një ulçerë në gojë mund të shkaktojë kancerin e grykës
Vështirësi të vazhdueshme në gëlltitje – mund të thotë se një person vuan kancerin e ezofagut
Humbje peshe e pashpjegueshme – mund të tregojë disa lloje të kancerit
Ndryshimi i frortë në zakonet e fshikëzës – mund të jetë një shenjë e kancerit të fshikëzës ose kancerit të prostatës tek burrat
Një gungë e pashpjegueshme – mund të jetë një shenjë paralajmëruese e shumë formave të sëmundjes
Dhimbje e vazhdueshme dhe e pashpjegueshme – në varësi se ku, mund të tregojë shumë lloje të kancerit
Gjakderdhje e pashpjegueshme – varet ku por mund të jetë kanceri i qafës së mitrës, i zorrëve, etj.